business

Teknolog

  • star Publikuar: 20-03-2025
  • star Skadon: 31-03-2025

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Fluidi Group
Kategoritë Teknolog
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Gjilan
Shikime 398

KONKURS PËR POZITËN - TEKNOLOG

Lokacioni: Velekincë - Gjilan

Kompania: Fluidi Group LLC

Përshkrimi i pozicionit:

Fluidi Group LLC është duke kërkuar një kandidat të motivuar dhe të kualifikuar për pozitën Teknolog në fabrikën e saj në Velekincë, Gjilan. Kandidati i përzgjedhur do të jetë përgjegjës për mbikëqyrjen dhe optimizimin e proceseve teknologjike të prodhimit të pijeve , sigurimin e cilësisë së produkteve dhe implementimin e standardeve teknike.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

• Monitorimi dhe optimizimi i proceseve teknologjike të prodhimit.

• Sigurimi i përputhshmërisë së produkteve me standardet e cilësisë.

• Përpilimi i raporteve teknologjike dhe analiza e performancës së prodhimit.

• Implementimi i procedurave dhe protokolleve për efikasitetin dhe sigurinë e prodhimit.

• Mbikëqyrja e pajisjeve dhe asistimi në mirëmbajtjen e tyre.

Kualifikimet e kërkuara:

• Diplomë universitare në Teknologji Ushqimore, Inxhinieri Kimike ose fusha të ngjashme.

• Së paku 1 vit përvojë pune në fushën e teknologjisë së prodhimit.

• Njohuri të mira të proceseve teknologjike dhe standardeve të cilësisë.

• Aftësi të mira analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.

• Aftësi për punë në ekip dhe komunikim efektiv.

• Njohuri bazë të programeve kompjuterike (MS Office).

Si të aplikoni:

Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të dërgojnë CV-në e tyre dhe letrën motivuese në email adresën [email protected] , duke specifikuar në subjektin e emailit Aplikim për Pozitën Teknolog – Velekincë, Gjilan.

Afati i aplikimit:

Konkursi është i hapur nga 20.03.2025 deri më 31.03.2025.

Fluidi Group LLC ofron mundësi të barabarta punësimi dhe inkurajon aplikimet nga të gjithë individët që përmbushin kriteret.