Kuzhiniere
Kopshti “Marta Kids” me lokacion në Prishtinë po kërkon një kuzhiniere me përvojë pune për t’iu bashkuar ekipit tonë të përkushtuar. Po kërkojmë një person të përgjegjshëm, të kujdesshëm dhe me dashuri për punën me fëmijët.
Përgjegjësitë kryesore:
- Përgatitja e vakteve ditore për fëmijët sipas menuve të miratuara nga institucioni;
- Sigurimi që ushqimi të jetë i shëndetshëm, i balancuar dhe i përgatitur me standarde të larta higjienike;
- Kujdes për ruajtjen dhe përdorimin e duhur të produkteve ushqimore dhe inventarit të kuzhinës;
- Mirëmbajtja e pastërtisë dhe rregullit në ambientet e kuzhinës;
- Zbatimi i rregullave të sigurisë ushqimore dhe higjienës;
- Bashkëpunimi i ngushtë me stafin e kujdestareve dhe drejtuesit e kopshtit për të siguruar shërbim cilësor për fëmijët.
Kërkesat për pozicionin:
- Përvojë e mëparshme pune si kuzhiniere;
- Njohuri bazë mbi përgatitjen e ushqimeve të përshtatshme për fëmijë;
- Aftësi për të punuar në mënyrë të organizuar dhe me kujdes të lartë për detaje;
- Qëndrim i përgjegjshëm, pastërti dhe korrektësi në punë;
- Aftësi për të punuar në ekip dhe nën përgjegjësi;
- Përkushtim ndaj punës.
Orari i punës:
Nga ora 08:00 deri në 16:00, nga e hëna deri të premten.
Mënyra e aplikimit:
Të gjitha të interesuarat ftohen të lajmërohen në numrin:
+383 45 900 544
Apliko shpejtë përmes sistemit!