business

Ofertë për Shërbime Transoporti/TAXI

  • star Publikuar: 07-05-2025
  • star Skadon: 15-05-2025
Kategoritë Transport
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 125

Ftesë për Ofertë

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve për implementimin e aktiviteteve të të gjithë projekteve, është i interesuar për shërbime taksie për transportin e punonjësve dhe përfituesve për pjesëmarrje në aktivitete, trajnime, seanca, punëtori, takime etj.

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikacionin si më poshtë.

Oferta juaj duhet të përmbajë këto informata bazë:

  1. Lista e çmimit në destinacione të ndryshme duke përfshirë:
  2. Transportin lokal, brenda territorit të Prishtinës; starti/ kilometri

Ofertuesit bashkë me ofertën duhet të dorëzojnë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe vulosur apo me logo zyrtare
  • Çmimet të jenë në euro pa TVSH
  • Zbritjen në çmim në faturën totale
  • Numrin e veturave në dispozicion
  • Përvoja/ angazhimet e kontraktuara
  • Oferta juaj duhet të jetë e vlefshme për 30 ditë.

Kriteret për përzgjedhje:

  • Përmbushja e specifikacionit
  • Pas përmbushjes së specifikacionit; Çmimi më i lirë
  • Zbritja më e madhe në çmimin total të faturës
  • Numri më i madh i veturave do të ketë përparësi
  • Duke qenë se SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë janë të përkushtuara në mbrojtjen dhe ruajtjen e ambientit, kompanitë që ofrojnë shërbime miqësore ndaj ambientit dhe kontribuojnë në ruajtjen e tij do të kenë përparësi.

Me rastin e nënshkrimit të kontratës ofertuesi i përzgjedhur duhet të dorëzojë vërtetimin tatimor

Ofertat tuaja mund t’i dërgoni deri me datën: 15.05.2025 në email adresën: [email protected]