business

Specialist i Izolimit Termik (2)

  • star Publikuar: 14-04-2025
  • star Skadon: 25-04-2025
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Mongoli
Shikime 42

Shield Recruitment & HR kërkon Specialist i Izolimit Termik 2 (dy vende pune), për klientin e saj, kompani e njohur ndërkombëtare në fushën e ndërtimit.

Vendi i punës: Mongoli.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Vlerëson nevojat për izolim në bazë të planeve teknike dhe inspektimeve në terren.
  • Zgjedh materialet më të përshtatshme për izolim (leshi mineral, poliuretani, gome, etj.) në bazë të kërkesave të projektit.
  • Instalimi i izolimeve në sipërfaqe të ndryshme duke përfshirë tuba, pajisje, kanale ajrimi apo struktura metalike.
  • Siguron që izolimi të jetë i mbyllur dhe i mbrojtur nga ndikimet e jashtme (lagështirë, zjarri, dëmtimi fizik, etj.).
  • Përdor vegla të specializuara për prerje, vendosje dhe fiksim të materialeve izoluese.
  • Ndjek me përpikëri standardet e sigurisë dhe procedurat teknike gjatë gjithë kohës.
  • Kryen mirëmbajtje ose riparime të izolimeve ekzistuese sipas nevojës.
  • Bashkëpunon me ekipin e ndërtimit/inxhinierisë për përmbushjen e objektivave të projektit.
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
  • Detyrat dhe përgjegjësitë e lartë shënuara janë indikative.

Kualifikimet:

  • Diplomë profesionale ose arsim i mesëm teknik në ndërtim, mekanikë ose fusha të ngjashme (preferohet).
  • Eksperiencë pune në izolim termik ose në ndërtim (minimumi 1-2 vite për pozicion specialisti).
  • Njohuri mbi llojet e ndryshme të materialeve të izolimit dhe përdorimin e tyre.
  • Aftësi të mira praktike dhe teknike.
  • Saktësi, përqendrim në detaje dhe përgjegjësi në punë.
  • Njohuri bazë në leximin e planeve teknike (preferohet).
  • Aftësi për të punuar në lartësi dhe kushte të ndryshme atmosferike.
  • Njohuri mbi standardet e sigurisë në punë.
  • Kualifikimet e lartë shënuara janë indikative.

Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 25 Prill 2025 apo të dorëzoj fizikisht në zyrën e kompanisë Shield Recruitment&HR sh.p.k. në adresën e kompanisë Rr. Aziz Abrashi Nr.140 Prishtinë zona Industriale Prishtinë - Fushë Kosovë çdo ditë pune prej orës 08:00 - 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet me konfidencialitet të plotë.