business

Edukatore (2)

  • star Publikuar: 05-02-2024
  • star Skadon: 19-02-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2019

Në bazë të ligjit të punës Nr. 03/L-212 neni 8, paragrafi 1 dhe 2 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 2010) Institucioni parashkollor OJQ “Ketrushët” në Prishtinë shpall:

KONKURS PËR DY VENDE TË PUNËS

Pozita; - Edukatore, vend i lirë

Pozita; - Edukatore, zëvendësim

Orar i plotë

Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr . 05/2021 neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm:

  • Fakulteti i edukimit – programi para fillor;
  • Shkollae Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;
  • Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë së përgjithshme;
  • Fakulteti i Shkencave Sociale – programi “Përkujdesje dhe mirëqenie për fëmijë”.
  • Formulari i aplikimiti plotësuar - merret në kopsht;


Përparsi kanë kandidatët që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor,

E preferuar, të ketë të mbaruar trajnimin për KK dhe të ketë përvojë në metodologjinë e Montessorit.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ato të pakualifikuara sipas këtyre ligjeve të UA, nuk do të merren në shqyrtim.

Në rast të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

Dokumentacioni që kërkohet

  • Diploma e kualifikimit (ose çertifikata në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose certifikata duhet të përcaktoj qartë notënmesatare;
  • Rezymeja Personale (CV) dhe letër motivimin;
  • Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Dëshmi e trajnimeve duhet të jenë të akredituara nga MASHT, gjegjësisht vetëm ato që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës nga ana e institucionit;
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës do të merren parasyshë).

Sqarime shtesë:

  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet vetëm nëse iu kërkohen pas intervistës.
  • Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente(jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
  • Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.
  • Për intervistëdo të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnëmë së miri kushtet sipaskonkursit dhe legjislacionit në fuqi.


Afati dhe mënyra e aplikimit:

  • Konkursi është i hapur nga 05. 02.2024 deri më 19.02.2024.
  • Aplikacionin për aplikim duhet ta merrni në objektin e kopshtit “Ketrushët” çdo ditë pune nga ora 09.30 deri 14.00 në Institucionin Parashkollor “Ketrushëtnë adresë Rr; Lah Nimani nr; 40, Prishtinë (në afërsi Aleanca Franceze).
  • Aplikacioni i kompletuar me të gjitha dokumentet e kërkuara duhet të dorëzohet në Institucionin Parashkollor “Ketrushëtnë adresë Rr; Lah Nimani nr; 40 Prishtinë (në afërsi Aleanca Franceze).

OJQ – Institucioni Parashkollor Ketrushët

E-mail [email protected]

Tel. 0383 45 403 678.