business

Asistent Teknik/Inxhinier i Megatronikës (2)

  • star Publikuar: 14-06-2024
  • star Skadon: 15-07-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Inxhinieri
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1235

KONKURS PUNE

PRISHTINË

Titulli i Konkursit: Asistent Teknik/Inxhinier i Megatronikës (2 Pozita)

Përshkrimi i Punës:

Jemi duke kërkuar një person me përvojë pune, asistent teknik ose inxhinier të fushës së Megatronikës për të bashkuar forcat me ekipin tonë. Kandidati ideal duhet të ketë njohuri të forta teorike dhe praktike në fushën e megatronikës dhe të jetë i aftë të kontribuojë në projekte të ndryshme inovative.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Instalimi I sistemeve elektrike të impianteve të betonit dhe asfaltit.
  • Zhvillimi dhe implementimi i sistemeve megatronike të integruara.
  • Bashkëpunimi me ekipe ndërdisiplinore për të dizajnuar dhe optimizuar pajisje dhe sisteme.
  • Pjesëmarrja në hulumtime dhe zhvillime teknologjike të reja.
  • Programimi i software-it të sistemit operative të impianteve.
  • Testimi i pajisjeve të sistemeve elektrik.
  • Trajnimi i klientëve për përdorimin e sistemit operativ të impianteve.
  • Servisimi dhe mbeshtejta për klientet.
  • Testimi dhe diagnostikimi i problemeve teknike dhe implementimi i zgjidhjeve efikase.
  • Përgatitja e dokumentacionit teknik dhe raporteve të progresit.

Kualifikimet e Kërkuara:

  • Përvoje Pune, Diplomë Bachelor në Megatronikë ose një fushë të ngjashme.
  • Njohuri të përgjithshme për funksionimin e PLC
  • Njohuri të avancuara në elektronikë, mekanikë dhe kontroll të sistemeve.
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe të zgjidhjes së problemeve.
  • Aftësi të mira komunikimi dhe të punës në grup.
  • Dëshira për të mësuar dhe zhvilluar aftësi të reja.
  • Njohje e gjuhësangleze ose turke

Përfitimet:

  • Mundësi për të punuar në projekte inovative dhe sfiduese brenda dhe jashtë vendit.
  • Trajnime dhe zhvillim profesional jashtë vendit nga prodhuesit.
  • Ambient pune dinamikdhe mbështetës.
  • Mundësi për të ndikuar dhe kontribuar në zhvillimin e teknologjive të reja.
  • Mundësi për përfitime përvoje duke punuar në instalime të impianteve në të gjithe botën.

Për të aplikuar për këtë pozitë,ju lutemi të dërgoni:

  1. CV-në tuaj.
  2. Një letër motivimi që përshkruan përvojën tuaj dhe arsyet pse jeni i/e interesuar për këtë pozitë.
  3. Transkriptën akademike (për studentët që janë duke përfunduar studimet).

Aplikimet duhet të dërgohen në [email protected] deri më datën e fundit për aplikim 15.07.2024.

Shënim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë