
DAAKONN SH.P.K. Shpall konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës:
Kontabilist të çertifikuar
Numri i pozitave të hapura : 1
Vendi: Ferizaj
Detyrat dhe Përgjegjësitë Kryesore:
Përgjegjësitë kryesore:
- Organizimi dhe mbikëqyrja e punëve të departamentit të kontabilitetit.
- Regjistrimi i saktë dhe në kohë i të gjitha transaksioneve financiare në sistemin kontabël.
- Kryerja e deklarimeve tatimore.
- Përgatitja e pasqyrave financiare.
- Analizime financiare dhe raportime për menaxhmentin.
- Përfaqësimi i kompanisë pranë ATK-së dhe institucioneve të tjera relevant
- Bashkëpunimi me auditorë të jashtëm dhe ofrimi i dokumentacionit të kërkuar.
Kualifikimet e kërkuara:
- Diplomë Universitare në Ekonomi, Kontabilitet ose fusha përkatëse.
- Minimum 3 vite përvojë pune.
- Njohuri të mira në Microsoft Office dhe softuerë kontabël/financiar.
- Njohuri në fushën e financave, kontabilitetit dhe tatimeve.
- Anëtarësimi në ndonjë shoqatë profesionale të kontabilistëve (Kontabilist i Çertifikuar)
- Njohja e gjuhës angleze është e preferuar.
- Aftësi të mira komunikuese (të shkruara dhe verbale).
- Vetë-motivim dhe aftësi për punë të pavarur dhe në ekip.
Çfarë ofrojmë:
- Ambient profesional dhe mundësi zhvillimi.
- Kompensim konkurrues.
- Trajnime dhe mundësi për avancim në karrierë.
Mirëpresim të gjithë kandidatët e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (CV dhe referencat) në adresën: [email protected] ; +383 49 708 800
Afati për aplikim deri më 19.09.2025. Ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!