business

Edukatore/ Motër edukatore (2), Edukatore (1)

  • star Publikuar: 05-02-2025
  • star Skadon: 19-02-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 90

Në bazë të ligjit të punës Nr. 03/L-212 neni 8, paragrafi 1 dhe 2 (GAZETA ZYRTARE E REPUBLIKËS SË KOSOVËS / PRISHTINË: VITI V / Nr. 90 / 2010) Institucioni parashkollor OJQ “Ketrushët” në Prishtinë shpall:

KONKURS PËR DY VENDE TË PUNËS

Pozita; - 2 ( Dy) Edukatore/ Motër edukatore, për grup moshën 0-3 vjeç dhe 3-6 vjeç -zëvendësim

Pozita; - 1 (një) Edukatore për grup moshën 3-6 vjeç – vend i lirë

Orar i plotë

Kualifikimet do të bëhen në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHTI, respektivisht UA nr. 05/2021 neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm:

Arsimimi i kërkuar për Motër edukatore/Edukatore (0-3 vjeç);

-Fakulteti i Edukimit –programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimin në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç

- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi infermiere edukatore

- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi i pediatrisë

- Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi mami

- Shkolla e mesme e mjeksisë së përgjithshme

Arsimimi i kërkuar për Edukatore (3-6 vjeç);

-Fakulteti i edukimit – programi para fillor;

-Shkolla e Lartë Pedagogjike – drejtimi për edukatorë;

-Fakulteti Filozofik – dega e pedagogjisë së përgjithshme;

-Fakulteti i Shkencave Sociale – programi “Përkujdesje dhe mirëqenie për fëmijë”.

Përparsi kanë kandidatët që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor, E preferuar, të ketë të mbaruar trajnimin për KK dhe të ketë përvojë në metodologjinë e Montessorit.

Në rast të plotësimit të kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

II. Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet vetëm në mënyrë elektronike në E-mail; [email protected]

Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim;

  • Diploma e kualifikimit (ose çertifikata në vend të diplomës, të jenë të noterizuara te noteri. Diploma ose çertifikata duhet të përcaktoj qartë notën mesatare;
  • Rezymeja/ CV Personale
  • Letër motivimin;
  • Dokumenti personal (kopje- letërnjoftimi ose pasaporta);
  • Dëshmi e trajnimeve që konsiderohen relevante për nivelin e arsimit përkatës
  • Dëshmi të përvojës së punës referenca/ vlerësime të punës (kontrata ose vërtetimi nga ana e punëdhënësit që përcakton qartë kohëzgjatjen e marrëdhënies së punës
  • Dëshmi që dëshmon se nuk keni ndonjë masë disiplinore që nuk është shuar ende (nëse ka ).

Konkursi mbetet i hapur deri më 19.02.2025

  • Sqarime shtesë:
  • Aplikacionet e pa kompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit, nuk do të merren në shqyrtim.
  • Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë të deklaruara, pa dëshmi).
  • Personat të cilët kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHTI.
  • Për intervistëdo të ftohen kandidatët të cilët i plotësojnë më së miri kushtet sipas konkursit dhe legjislacionit në fuqi.

OJQ – Institucioni Parashkollor Ketrushët

Rr: Lah Nimani nr:40 Prishtinë (afër ish Aleanca franceze)

E-mail [email protected]

Tel. +383 45 403 678.