business

SHITËS AMBULANTIV (2)

  • star Publikuar: 02-06-2025
  • star Skadon: 02-07-2025
Kompani Kuvilab
Kategoritë Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 2

Konkurs publik

Pozita: SHITËS AMBULANTIV (2 vende)
Lokacioni: Bardhosh

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Është përgjegjës për mallin e programit për të cilin punon, në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallrave të pranuara nga depoisti dhe të shitura në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të marrë nga mbikëqyrësi);

Është i obliguar të ndjekë pesë hapat e shitjes:

  • Prezantimi,
  • Kontrolli i stokut (sasia, kushtet e përgjithshme, afati i mallrave),
  • Prezantimi i shitjes (analiza e nevojave, prezantimi i benefiteve, tejkalimi i pengesave, mbyllja e shitjes),
  • Merchandising (pozicionimi i mallrave, shfrytëzimi i hapësirës dhe dukshmëria maksimale),
  • Raportimi;
  • Bën hulumtimin e tregut dhe gjen klientë të rinj;
  • Kujdeset për klientët ekzistues;
  • Siguron respektimin reciprok të kontratës për shërbim.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Të paktën shkollë e mesme e përfunduar; diploma universitare përbën përparësi;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe prezantimi;
  • Patentë shofer të kategorisë B (minimumi);
  • Aftësi të shkëlqyera në planifikim dhe organizim të punës;
  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës;
  • Aftësi për të punuar nën presion;
  • Ambicioz dhe i besueshëm.

Kandidatët e interesuar për pozitën Shitës Ambulantiv në Bardhosh mund të dërgojnë CV-në në Viber: +383 44 433 000