FTESË PËR TENDER
Banka Ekonomike Sh.A. Prishtinë, fton subjektet e interesuara të paraqesin ofertat për:
FURNIZIM ME SERVER DHE STORAGE
Të interesuarit mund të kërkojnë specifikacionin përmes email adresave [email protected], [email protected]
Për t’u kualifikuar kompanitë duhet:
- Të dorëzojnë dokumentacionin e nevojshëm ligjor – certifikatën e regjistrimit të biznesit dhe informatat mbi biznesin.
- Të kenë dokumentacionin e nevojshëm mbi TVSH (nëse janë deklarues të TVSH)
- Oferta financiare duhet të jetë me TVSH
- Për çmimet të cilat nuk e kane të listuar TVSH ndarazi, do të nënkuptohet sevlera e TVSH është e përfshire në çmim.
- Të jetë i përfshirë Lifërimi dhe implementimi
- Plani i mirëmbajtjes së pajisjeve
- Certifikata/autorizimi nga prodhuesi për shitje dhe mirëmbajte/servisim.
- Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë së paku 2 muaj nga data e dorëzimit të ofertës
- Ofertuesi duhet të dorëzojë referencapërpunë të ngjashme
- Banka Ekonomike ruan të drejtën të kërkojë informata shtesë nga kompanitë ofertuese
Ofertat në zarf të mbyllur me mbishkrimin “Furnizim me server dhe External Storage ” duhet të dorëzohen në recepcion në lokalet e Zyrës Qendrore të Bankës Ekonomike, Sh.A. Prishtinë, Sheshi Nënë Terezë p.n.
Afati i fundit për dorëzimin e ofertave është data 02.12.2025.
Ofertat të cilat nuk përmbajnë dokumentacionin komplet nuk do të shqyrtohen.
Banka mbanë të drejtën të anulojë ose ndryshojë tenderin në çdo kohë