business

Ofertë për trajnim – Hapat e parë drejt Analizës së të Dhënave

  • star Publikuar: 13-11-2025
  • star Skadon: 22-11-2025
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

TERMI I REFERENCËS SË PUNËS PËR TRAJNER

TERMS OF REFERENCE (TOR)

Trajnim mbi Analizën e të Dhënave: Hapat e parë drejt të kuptuarit të të dhënave

Prishtinë,2025

INFORMACIONI I PËRGJITHSHËM

OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve” me seli në Prishtinë është një organizatë jofitimprurëse që synon përmirësimin e kushteve të jetesës së komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, si dhe integrimin e tyre në shoqërinë kosovare përmes avokimit, përmirësimit të kushteve të banimit, krijimit të vendeve të reja të punës dhe organizimit të trajnimeve të ndryshme.

KONTEKSTI I NDËRHYRJES

Në Kosovë, studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian përballen me sfida në arsim dhe përgatitje profesionale, të cilat ndikojnë në pjesëmarrjen dhe suksesin e tyre në tregun e punës.
Një nga aftësitë më të rëndësishme për të ardhmen profesionale dhe personale është aftësia për të analizuar dhe interpretuar të dhëna, e cila po bëhet gjithnjë e më e kërkuar në çdo fushë – nga arsimi dhe ekonomia, deri te teknologjia dhe administrata publike.

Trajnimi mbi analizën e të dhënave synon të pajisë studentët me njohuri bazë dhe praktike mbi mbledhjen, përpunimin dhe interpretimin e të dhënave, në mënyrë që ata të zhvillojnë mendim kritik dhe aftësi praktike të aplikueshme në studime dhe në tregun e punës.

QËLLIMI SPECIFIK

  • Trajnimi me temë “Hapat e parë drejt Analizës së të Dhënave: Aftësitë që çdo student duhet t’i dijë” synon t’i pajisë studentët me njohuri dhe aftësi praktike për përdorimin e mjeteve digjitale për analizë të dhënash, duke përfshirë:
  • Kuptimin e koncepteve bazë të analizës së të dhënave
  • Përdorimin e mjeteve praktike për mbledhje dhe vizualizim të të dhënave (p.sh., Excel, Google Sheets, Tableau, Power BI, etj.)
  • Zhvillimin e mendimit analitik dhe kritik në interpretimin e rezultateve
  • Aplikimin e analizës së të dhënave në studime, projekte dhe zhvillim profesional
  • Ky trajnim do të ndihmojë studentët të jenë më të përgatitur për sfidat e tregut të punës, të kuptojnë rëndësinë e të dhënave në vendimmarrje dhe të zhvillojnë kreativitet dhe logjikë analitike.

AUDIENCA DHE PËRDORIMI

  • Trajnimi është dizajnuar për studentët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian, veçanërisht ata që duan të zhvillojnë aftësi digjitale dhe analitike për të qenë konkurrues në tregun e punës.
  • Pas përfundimit të trajnimit, studentët do të jenë në gjendje të:
  • Kuptojnë konceptet themelore të analizës së të dhënave
  • Përdorin mjete bazike për përpunimin dhe vizualizimin e të dhënave
  • Interpretojnë të dhënat dhe nxjerrin përfundime të bazuara në evidencë
  • Kuptojnë rëndësinë e transparencës dhe etikës në përdorimin e të dhënave

METODOLOGJIA DHE PROCESI

  • Trajnimi do të organizohet në sesione interaktive 2-ditore, duke përfshirë:
  • Prezantime mbi konceptet dhe aplikimet praktike të analizës së të dhënave
  • Ushtrime praktike me mjete digjitale (p.sh., Excel, Google Sheets, Power BI)
  • Raste studimore dhe punë në grupe me të dhëna reale
  • Diskutime mbi përdorimin etik dhe ndikimin e të dhënave në shoqëri

Procesi i angazhimit të trajnerit përfshin:

  • Rekrutimi i trajnerëve – Shpallja publike dhe përzgjedhja e kandidatëve me përvojë në analizë të dhënash dhe trajnime për studentë
  • Seleksionimi dhe intervistimi – Vlerësimi sipas njohurive teknike, aftësive pedagogjike dhe përvojës me studentë
  • Kontraktimi dhe koordinimi – Përgatitja e materialeve të trajnimit në koordinim me organizatën
  • Dorëzimi i trajnimeve – Ofrimi i sesioneve interaktive dhe praktike që angazhojnë studentët në mënyrë aktive

PRODUKTET E TRAJNIMIT

  • Pas përfundimit të trajnimit, studentët pritet të jenë në gjendje të:
  • Përdorin mjete bazike për analizë dhe vizualizim të të dhënave
  • Kuptojnë si të përdorin të dhënat për marrje vendimesh të informuara
  • Zhvillojnë mendim kritik dhe aftësi problem-zgjidhëse
  • Diskutojnë rëndësinë e etikës në mbledhjen dhe interpretimin e të dhënave

Nën-produktet përfshijnë:

  • Raportet e trajnimeve – dokumentimi i përmbajtjes, pjesëmarrjes dhe efektit të trajnimit
  • Materialet e trajnimit – manuale, prezantime dhe shembuj praktikë për përdorim të mëvonshëm

PLANI DHE BUXHETI

  • OJQ-ja mbulon 120 euro për ditë për trajnerët, me angazhim maksimal prej 3 ditësh.
  • Ofertuesit duhet të dorëzojnë planin e punës dhe buxhetin për temën “Hapat e parë drejt Analizës së të Dhënave”.
  • Vlerësimi do të bazohet në përputhjen me çmimet e tregut dhe cilësinë e ofertës së dorëzuar.

KRITERET E PËRZGJEDHJES

  • Diplomë universitare në fushat e Teknologjisë, Informatikës, Statistikës,
  • Përvojë në zhvillimin e trajnimeve mbi analizë të dhënash ose aftësi digjitale
  • Minimum 3 vjet përvojë në ofrimin e trajnimeve
  • Preferohet përvojë me studentë nga komunitetet rom, ashkali dhe egjiptian
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale
  • Aftësi për zhvillimin e sesioneve interaktive dhe motivuese
  • Përkushtim për përmbushjen e afateve dhe detyrave të përcaktuara

DOKUMENTACIONI I KËRKUAR / KUSHTET PËR APLIKIM

Të interesuarit duhet të dërgojnë:

CV

Ofertë me buxhet të detajuar dhe plan pune për temën e trajnimit

Dokumentet duhet të dërgohen në adresën elektronike: [email protected]

MËNYRA DHE AFATI I APLIKIMIT:

Aplikimet pranohen përmes email-it në formë të shkresës zyrtare.
Afati i fundit për aplikim: 22.11.2025

Ju lutemi specifikoni në subjektin e email-it:
"Ofertë për trajnim – Hapat e parë drejt Analizës së të Dhënave"

Aplikimet e dërguara pas këtij afati nuk do të merren në shqyrtim.