
Titulli: Teknik i sistemit të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar (HVAC)
Departamenti: Operacioneve për menaxhim të objektit
Përgjegjësitë kryesore:
Përgjegjës për mirëmbajtjen e sistemit të HVAC, riparimin dhe zgjidhjen e problemeve të cilat mund të paraqiten në Prishtina Mall.
- Instalimi, mirëmbajtja dhe riparimi i sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicinuar (HVAC).
- Përgaditja e zonave të punës, pastrimi dhe transportimi i materialeve, veglave dhe paisjeve pas përfundimit të punës.
- Ndihma në instalimin e kanaleve të ajrit, mbështetësve, izolimeve dhe komponentëve bazë të sistemeve HVAC nën mbikëqyrje.
- Asistimi në lidhjen dhe kabllimin e komponentëve të HVAC si: termostatet, motorët dhe sistemet e kontrollit.
- Ndiqni të gjitha protokollet e sigurisë të kompanisë dhe standardet e OSHA-së për të ruajtur një mjedis të sigurt të punës.
- Regjistroni aktivitetet e kryera, duke e mbajtur të përditësuar historinë e mirëmbajtjes.
- Ofroni ndihmë për të gjitha departamentet tjera sipas nevojës, për të siguruar operimin e pandërprer dhe bashkëpunimin në gjithë kompaninë.
- Të gjitha detyrat e tjera të ndërlidhura, të ngarkuara nga eprori.
Njohuritë teknike specifike:
- Niveli bazë i mirëmbajtjes parandaluese dhe korrigjuese të sistemeve të ngrohjes, ventilimit dhe ajrit të kondicionuar.
- Njohuri të saldimit.
- Njohuri të mbushjes, zbrazjes dhe inspektimit të gazrave të paisjeve ftohëse sipas metodave direkte dhe indirekte.
Kërkesat dhe përvoja profesionale:
- Përgaditje e shkollimit të mesëm.
- Përvojë në mirëmbajtjen e sitemeve të HVAC (e prefereueshme) në qendrat tregëtare dhe/ose hotele.
- Aftësia për të interpretuar manualet elektrike dhe të HVAC.
- Proaktiviteti në zbulimin e problemeve: para se ato të ndikojnë negativisht në funksionimin e paisjeve.
- Aftësi të mira komunikimi: të ndërveprojnë me anëtarët e tjerë të ekipit.
- Organizimi i mirë dhe menaxhimi i kohës: për të prioritizuar detyrat.
- Njohuri themelore të komunikimit në gjuhën angleze.
- Fleksibilitet për të punuar me ndërrime, fundjavë dhe pushime: në varësi të nevojave operacionale.
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-të e tyre në emailin: [email protected] deri më datën 13 gusht 2025 duke cekur në subjekt titullin e pozitës për të cilën aplikojnë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!