business

Dekan i SHSHD

  • star Publikuar: 01-08-2022
  • star Skadon: 15-08-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1004
Dekani i SHSHD
DREJTIMI-TEKNIK LABORATORI  
I jep llogari/raporton te:Rektorja e Kolegjit
Merr detyra nga:Rektorja e Kolegjit
I jep detyra:Mësimdhënësve, asistentëve stafit të programit,
Zëvendësohet nga:Përgjegjësi për Mësim
Zëvendëson:---

Roli i Dekanit -  Dekani është autoriteti më i lartë drejtues në programin studimor. Dekani udhëheqë pjesën akademike të studimeve dhe veprimtarive shkencore të Programit, zhvillon kurrikulat, planprogramet dhe tekstet mësimore të lëndëve në programin që udhëheq, përfshirë monitorimin e zbatimit të tyre, koordinon, organizon dhe monitoron  procesin e mësimdhënies në program, këshillon menaxhmentin dhe prorektorët lidhur me aspektet akademike profesionale të programit, menaxhon me stafin, planifikon buxhetin për programin, inicion dhe menaxhon me projekte të cilat shërbejnë për avancim të institucionit dhe programit.

I. PËRGJEGJËSITË Akademike

1. Hartimi i politikave zhvillimore për avancimin e cilësisë së shërbimeve të arsimit të lartë në kuadër të Programit që udhëheq.

2. Hartimi dhe zhvillimi i kurrikulës dhe ofrimi i programit të arsimit të lartë në fushën e programit që udhëheq

a) Siguron udhëheqje akademike në fushat përkatëse të studimeve për zhvillimin e mësimit dhe punës shkencore në Fakultet,

b) Organizon e kontrollon punën mësimore e shkencore në fakultet/institut.

3. Mbështetja në zhvillimin e kurrikulës dhe ofrimin e trajnimeve në fushën e programit që udhëheq

a) Drejton punën për hartimin e kurrikulave për të gjitha lëndët që mbulon departamenti, planeve mësimore dhe ndjek zbatimin e tyre.

4. Përgatitja e materialeve mësimore në fushën e programit që udhëheq

a) Inicion dhe monitoron realizimin e manualeve të praktikave,

b) Inicion dhe mbështet stafin akademik për botimin e librave për modulet bazë të programit,

c) Sigurohet që stafi akademik përdor materiale mësimore shkencore dhe të përditësuara konform moduleve të plan programit,

d) Sigurohet që çdo lëndë përbrenda planëprogrmait ka materiale akademike të cilat janë në funksion të studentëve për të arrit kompetencat që ofron programi.

5. Planifikimi dhe vlerësimi i aktiviteteve studimore

a) Organizon analiza periodike ose për raste e aspekte të veçanta në departament dhe

analizën vjetore të punës mësimore shkencore të tij,

b) Evidenton, verifikon dhe kur është rasti i propozon koordinatorit dhe menaxhmentit masat për shkeljet e disiplinës në punë nga punonjësit e departamentit,

c) Mbikëqyrë dhe nënshkruan realizimin e ngarkesës mësimore të personelit akademik,

d) Mbikëqyrë respektimin e disiplinës në punë, merr masat përkatëse për rivendosjen e rregullit në rast shkeljesh e të metash,

e) Nxjerr statistika për mbarëvajtje te studenteve në mësim dhe praktika,

f) Parandalon braktisjen e studimeve nga studentet.

6. Organizimi i mësimdhënies dhe vlerësimet e studentëve

a) Miraton modalitetet e vlerësimit dhe ngre komisionet e provimeve të ciklit të parë të studimeve në lëndët që mbulon departamenti,

b) Koordinon projekt-planin kalendarik të procesit mësimor dhe ia paraqet koordinatorit dhe menaxhmentit për miratim,

c) Drejton hartimin e orarit të mësimeve, praktikave dhe të provimeve dhe ndjek zbatimin e tyre (merr miratimin e koordinatorit dhe menaxhmentit),

d) Ndërmerr masat e nevojshme për zbatimin e vendimeve dhe të detyrave të caktuara nga Këshilli Akademik dhe menaxhmenti,

e) I rekomandon menaxhmentit kriteret e posaçme të pranimit të personelit akademik e ndihmës mësimor shkencor për programin studimor, pas diskutimit paraprak në departament,

f) Përkrah idetë inovative në fushën akademike dhe profesionale ndaj stafit dhe studenteve.

7. Inicimi dhe zhvillimi i shërbimeve profesionale të ndërlidhura me fushën përkatëse shkencore

a) Sigurohet që studentet të involvohen në shërbime ku ushtrojnë profesionin e tyre në shërbim te komunitetit

II. PËRGJEGJËSITË Menaxheriale

1. Menaxhon me stafin dhe monitoron punën e tyre,

2. Identifikon nevojat e stafit për zhvillim të mëtejshëm,

3. Planifikon buxhetin për programin që udhëheq,

4. Rekomandon tek menaxhmenti kriteret e posaçme të pranimit të personelit akademik e ndihmës mësimor shkencor për programin studimor, pas diskutimit paraprak në departament.

III. PËRGJEGJËSITË në fushën e hulumtimeve dhe cilësisë

1. Zhvillimi, hulumtimi dhe kërkimet shkencore në fushën e programit që udhëheq

a) Mbikëqyrë veprimtaritë shkencore në programin studimor, në përputhje me planifikimin vjetor, mban dokumentacionin e aktivitetit shkencor e akademik të personelit akademik të programit studimorë, pas raportimeve në analizën vjetore të tij

b) Mbikëqyrë respektimin e programeve  të mësimdhënies në kohën e në mënyrën e caktuar, kërkimeve shkencore dhe veprimtarive të tjera, evidencat dhe orët e punës së mësimdhënësve

c) Inicon dhe ndihmon në aplikimin për grante të projekteve hulumtuese dhe zbaton hulumtimet shkencore në fushën përkatëse të Dekanatit, si dhe KH në përgjithësi, në bashkëpunim me PrHC

d) Merr pjesë në organizimin dhe organizon aktivitete shkencore të organizuara nga Kolegji ose në partneritet me partnerët e Kolegjit, si seminaret, konferencat në fushen përkatëse të Dekanatit, si dhe KH në përgjithësi, në bashkëpunim me PrHC

e) Sigurohet që secili staf arrin të bëj minimumin e publikimeve shkencorë në revista ndërkombëtare sipas standardeve dhe kritereve të përcaktuara nga Kolegji

f) Sigurohet që stafi akademik të përcjell politikat e avancimit/gradimit me qëllim të përmbushjes së kritereve të kërkuara

g) Sigurohet që stafi të marr pjesë në konferenca vendore dhe ndërkombëtare sipas standardeve dhe kriterieve të përcaktuara nga Kolegji.

2. Vlerësimi i aktiviteteve studimore për monitorim, ruajtje dhe avancim të cilësisë

a) Analizon javën e cilësisë për matjen e kompetencave të studenteve për të krijuar plane intervenuese për avancim të proceseve

b) Mbështet matjen e cilësisë në baza të rregullta semestrale

IV. PËRGJEGJËSITË në fushën e projekteve dhe ndërkombëtarizimit

1. Hartimi i projekt propozimeve dhe aplikimi për fonde të jashtme për projektet e hulumtimit dhe zhvillimit në fushën e programit XX

a) Së bashku me strukturat e institucionit propozon, splikon për fond për të avancu hulumtimet dhe rrit prezencën me hulumtime,

b) Inicon dhe implementon projekte për avancim të fushës së programit që udhëheq

2. Zhvillimi i aplikacioneve për financim nga donatorë vendore dhe të jashtëm, në bashkëpunim me PrPBN

a) Inicion dhe aplikon për projekte në institucione vendore dhe ndërkombëtare për të avancu proceset brenda institucionit dhe programit

b) Integrimi përfaqësimi i KH në rrjete ndërkombëtare relevante me fushen e studimeve

3. Bashkëpunimi me institucionet e tjera të arsimit të lartë  brenda dhe jashtë  vendit në fushën e programit

a) Realizim të bashkëpunimeve, mobilitet të stafit dhe mësimdhënësve,

b) Inicion dhe realizon projektet te ndryshme

c) Zbaton projektet e fituara nga institucioni që janë në shërbim të programit dhe institucionit

4. Përfaqësimi i dinjitetshëm profesional dhe njerëzore në eventet e organizuara nga KH dhe institucione të jashtme, të ndërlidhur me fushën përkatëse

V. INDIKATORËT E PERFORMANCËS

1. Rishikimi i rregullt çdo vit i Kurrikules së programit dhe revidim në çdo proces të riakreditimit

2. Sigurohet që plan programet që implementohen të kenë tekstet mësimore të lëndëve në programin e programit, përfshirë edhe monitorimin e përdorimit të tyre ne baza vjetore

3. Në baza semestrale raporton për arritjet nga organizimi dhe monitorimi i procesit të mësimdhënies në program, përfshire realizimin 100% te procesit të mësimit dhe praktikës.

4. Në baza vjetore propozon për menaxhmentin dhe Prorektorin për Mësim lidhur me aspektet akademike profesionale të Teknik Laborator, përfshirë propozimet për mësimdhënës dhe staf tjetër

5. Në baza vjetore inicion projekte që avancon fushën e studimeve të programit që udhëheq dhe aplikon për fonde në bashkëpunim me strukturat e KH

6. Numri i ngjarjeve që lidhet me programin, të organizuara brenda vitit

7. Inicion dhe realizon partneritetet vendore ndërkombëtare konform planit vjetor si derivat i indikatoreve matës të strategjisë

8. Mban takime të rregullta me student sipas proceseve të punës dhe dokumentit për përfshirjen e studentëve në aktivitete brenda KH

9. Numri i projekteve të realizuara me studentet për të mirë të komunitetit

10. Sipas planit vjetor inicion dhe realizon bashkëpunim me institucione për projekte inovative në shërbim të studenteve dhe komunitetit.

11. Numri i publikimeve shkencore nga stafi i dekanatit si dhe niveli i impaktit të publikimeve

12. Numri i stafit të angazhuar në publikimeve shkencore

13. Numri i studentëve të kyqur në publikime shkencore

14. Numri i granteve për projekte hulumtuese dhe shuma e tyre

15. Themelimi i grupeve hulumtuese përbrenda dekanatit dhe produktiviteti i tyre.

VI. NJOHURITË, AFTËSITË DHE PRIRJET

Arsimimi: PhD i fushës në shkencat shëndetësore diagnostike

Përvoja: Së paku 1-3 vjet përvojë pune në një pozitë të ngjashme

Njohuritë: Njohuri për nivelin e funksionimit të IAL-ve, njihuri për ligjet në fuqi që rregullojnë arsimin e lartë, Njohuri shumë të mira të punës në kompjuter, që mundësojnë punë të pavarur pa ndihmën e dikujt tjetër, Nivel akademik i gjuhës shqipe,Nivel i kënaqshëm i gjuhës angleze

Aftësitë Personale: Organizimi; Menaxhimi i kohës; Aftësi komunikimi; Aftësi të menaxhimit të situatave, çasje profesionale me kolegë staf dhe studentë.

Aftësitë Teknike: Micrososft Office Package; SPSS, Mendeley etj.

Prirjet: Integritet, Diskrecion, Etike, Proaktiv, Dinamik, Mendues kritik, etj.

VII. AMBIENTI LEHTËSUES:

1. Mirëbesimi dhe lidershipi i mbikëqyrësit,

2. Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur,

3. Përkrahje e duhur,

4. Pritje të qarta dhe të kuptueshme,

5. Procedura Operative Standarte të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi,

6. Përkahje e mjaftueshme teknike.