business

Teamleader

  • star Publikuar: 02-11-2023
  • star Skadon: 30-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Anova Research
Kategoritë Telekomunikim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 2236

Titulli i pozicionit: Teamleader

Anova Research është një kompani e specializuar në hulumtimin e tregut, e themeluar në vitin 2018, dhe ofron shërbime të ndryshme, përfshirë hulumtime të tregut përmes shërbimeve telefonike dhe Face to Face. Një pjesë e rëndësishme e shërbimeve tona përfshin metodën e intervistës telefonike asistuar nga kompjuteri (CATI) për të mbledhur të dhëna në terren (Fieldwork). Ne në kuadër të kompanisë kërkojmë të punësojmë një Teamleader.

Teamleader është përgjegjës për zbatimin e projekteve, rekrutimin e intervistuesve, trajnimin specifik të intervistuesve, menaxhimin e projekteve, monitorimin dhe raportimin e projekteve. Ata gjithashtu komunikon me supervisoret e kompanisë partnere për të siguruar që qëllimet dhe politikat e Anova Research janë të përmbushura.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:

  • Drejtimi i projekteve të hulumtimit të tregut (Market Research).
  • Komunikimi me klientin në nivelin e projektit.
  • Rekrutimin e intervistuesve të rinj.
  • Trajnime të inicuara.
  • Monitorimi i punës.
  • Monitorimi i orarëve dhe planifikimi.
  • Menaxhimi i performancës.
  • Mbështetje për çështjet teknike.
  • Përgatitja e raporteve të ndryshme.

Kualifikimet:

  • Bachelor në Shkencat Ekonomike ose Shoqërore (preferohet, por nuk është kriter i detyrueshëm)
  • Aftësi të shkëlqyeshme në gjuhën angleze
  • Aftësi të shkëlqyeshme në gjuhën gjermane (preferohet, por nuk është kriter i detyrueshëm)
  • Përvojë e paktën 3 vite në Call Center
  • Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit me shkrim dhe gojë
  • Shkathësi digjitale (MS-Office etj)
  • Aftësi organizative dhe menaxhimi
  • Dëshirë për të mësuar dhe zhvilluar

Benefitet:

  • Paga fikse prej 1400,00 €
  • Program i bonusit në bazë performancës së kompanisë deri në 750,00 € në muaj
  • Rritje vjetore e pagesë
  • Kontratë afatgjatë pune
  • Trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit
  • Vizita jashtë vendit në panairë dhe partnerët tanë
  • Ambient pune në qendër të Prishtinës

Ju lutemi, dërgoni aplikacionin (CV) tuaj në adresën e emailit [email protected]