business

DOKTOR/ESHË I/E MJEKËSISË SË PËRGJITHSHME (5), INFERMIER/E (36), ASISTENT/E ADMINISTRATIV/E (1)

  • star Publikuar: 25-01-2023
  • star Skadon: 14-02-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Kujdesi Shendetësor
Numri i pozitave 42
Vendi i punës Ferizaj
Shikime 33880

Në bazë të marrëveshjes së bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit në mes të, Komunës së FERIZAJIT dhe ISLAMIC RELIEF KOSOVA për implementimin e projektit “Projekti i Integruar afatgjatë - Nje rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Ferizajit” gjatë viteve 2022-2025” me pin kod 020_004574, ISLAMIC RELIEF për plotësimin e vendeve të lira të punës në pozitat: Doktor/eshë i/e Mjekësisë së Përgjithshme (5 pozita); Infermier/e (36 pozita); Asistent/e Administrative/e (1 pozitë), shpall këtë:

K O N K U R S

Titulli i punës: Doktor/eshë i/e mjekësisë së përgjithshme

Nr. i ekzekutuesve: 5 (pesë)

Numri i Referencës: IR/RKS/02-2023

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Ferizaj të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Ferizajit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ofron shërbime shëndetësore në kuadër të QKMF-së dhe ose QMF-së
  • Siguron diagnostikimin dhe menaxhimin efektiv të pacientëve duke siguruar edhe referimin në Institucionet shëndetësore gjegjëse
  • Evidenton dhe përcjellë sëmundjet infektive sipas rregullave të IKSHP
  • I përmbahet etikës mjekësore
  • Kryen të gjitha punët e Mjekut gjatë orarit të punës
  • Bënë përcjelljen e të arriturave më të reja në lëmin e Mjekësisë Familjare
  • Të ketë vetë iniciativë dhe ti përmbahet etikës mjekësore
  • I raporton për çdo ndryshim dhe problem Përgjegjësit të QKMF-së dhe ose QMF-së
  • Sipas nevojës kryen edhe vizitat shtëpiake te pacientët kronik
  • Sipas urdhrit të Përgjegjësit të QMF-së kryen edhe punët tjera
  • Për punën e vet i përgjigjet Përgjegjësit të QMF-së
  • Propozon, konsultohet me kolegë për përcaktimin e diagnozës definitive të pacientit, duke i dhënë terapi adekuate
  • Jep këshilla-udhëzime me gojë dhe me shkrim për trajtim sa më të mirë të pacientit për të pasur sukses terapia
  • Bën ekzaminimin e përgjithshëm të pacientëve pa dallim përkatësie rreth aplikimit të mjekësisë familjare
  • Bashkëpunon ngushtë me stafin menaxhues të QKMF
  • Merr pjesë në të gjitha takimet profesionale për ngritje dhe edukim rreth mjekësisë familjare
  • Është përgjegjës/e për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e pajisjeve në vendin e punës.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universiteti – Fakulteti i mjekësisë, drejtimi mjekësi e përgjithshme
  • Licenca për punë

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Titulli i punës: INFERMIER/E

Nr. i ekzekutuesve: 36 (tridhjetë e gjashtë)

Numri i Referencës: IR/RKS/03-2023

Përshkrimi i punës:

ISLAMIC RELIEF KOSOVA është organizatë humanitare ndërkombëtare që e realizon këtë projekt duke e bashkë financuar, monitoruar dhe bashkë-menaxhuar veprimtarinë e kuadrit shtesë profesional në kuadër të QKMF-së Ferizaj të angazhuar në këtë projekt e që parasheh përmirësimin e shërbimit shëndetësor shtëpiak, ngritjen e cilësisë së shërbimeve mjekësore ndaj qytetarëve dhe kujdesin shtesë shëndetësor ndaj familjeve në nevojë në Komunën e Ferizajit - zonat rurale të komunës. Fokus mbeten vizitat në shtëpitë e pacienteve lehona dhe foshnjave të porsalindura, personave me aftësi të kufizuara, personave me sëmundje kronike si dhe personave të moshës së shtyrë.

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Pranon dhe triazhon pacientët
  • Përgatit pacientët për vizitë
  • Kryen punët administrative të dokumenteve shëndetësorë
  • Jep informata të sakta dhe të qarta pacientëve lidhur me kujdesin i cili u ofrohet në QMF PMF apo në terren
  • Administron dhe mban llogari për terapinë e përshkruar nga doktori
  • Ndërmerr të gjitha masat për parandalimin e të gjitha infeksioneve duke mirëmbajtur pajisjet e duhura për punë në QMF-PMF apo në terren
  • Merr anamnezë të saktë nga pacienti, mban evidencë, matë TA dhe asiston doktorin në kryerjen e punëve të përditshme
  • Kryen sipas nevojës punët e kartotekës, Intervencës, Patronazhit, Terrenit dhe Edukimit shëndetësorë
  • Kryen edhe punët tjera sipas urdhrit të Kryeinfermierit-ës së sektorit gjegjës, mjekut të ekipit dhe koordinatorit profesional të projektit
  • Bënë aplikimin e terapisë paranterale në teren në bazë të udhëzimit të Mjekut
  • Jep këshilla të duhura shëndetësore në teren për pacientët të cilët kanë nevojë për shërim të mëtejmë.
  • Ofron edukim shëndetësor shtesë për pacientët në teren.
  • Kryen detyra tjera relevante sipas pozitës.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Diplomë Universiteti – Bachelor ose Diploma e shkollës së mesme e mjekësisë
  • Licenca për punë

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune
  • Njohuri në kompjuter

Titulli i punës: ASISTENT/E ADMINISTRATIV/E

Nr. i ekzekutuesve: 1 (një)

Numri i Referencës: IR/RKS/04-2023

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Ndihmon në punët teknike dhe administrative në QKMF/QPS, stafin profesional dhe drejtues në një numër të detyrave të rendësishme dhe të shkathta teknike/ administrative;
  • Mban regjistër të saktë dhe të plotë të aktiviteteve, dosjeve, punimeve, dokumenteve zyrtare, etj., përfshirë përgatitjen e raporteve dhe analizave statistikore;
  • Mban kontakte të rregullta me punonjësit dhe publikun, përfshirë ofrimin e ndihmës dhe këshillave e udhëzimeve për çështje të caktuara ose shkëmbim të informatave;
  • Ndihmon në adresimin e pyetjeve nga drejtuesi, stafi dhe / ose publiku në lidhje me procedurat teknike ose administrative të cilat jenë zakonisht të paparapara;
  • Kryen detyra tjera specifike në përputhje me ligjet dhe rregulloret aktuale të cilat mund të kërkohen në mënyrë të arsyeshme kohë pas kohe.

Edukimi dhe kualifikimi:

  • Diploma e Fakultetit Ekonomik, Administratës Publike apo Administrim Biznesi
  • Aftësi të shkëlqyeshme të organizimit dhe komunikimit
  • Aftësi të shkëlqyeshme kompjuterike

Aftësitë teknike:

  • Aftësi të shkëlqyera ndërvepruese dhe komunikuese
  • Aftësi në ndërtimin e marrëdhënieve të mira pune

Projekti “Projekti i Integruar afatgjatë - Një rrugë drejt zhvillimit në Komunën e Ferizajit” gjatë viteve 2022-2025”

Bashkëfinancuesit: Islamic Relief Kosova dhe Komuna e Ferizajit

Vendi i punës: Komuna e Ferizajit, Zonat rurale

Numri i Referencave:

IR/RKS/02-2023 (Doktor i/e Mjekësisë së Përgjithshme) – 5 pozita

IR/RKS/03-2023 (Infermier/e) – 36 pozita

IR/RKS/04-2023 (Asistent/e Administrativ/e) – 1 pozitë

Kohëzgjatja e kontratës:Për të gjitha pozitat e lartshënuara është deri më 31 Dhjetor 2025 (aq sa zgjatë edhe bashkëfinancimi i projektit)

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet vetëm duke e plotësuar formularin e punësimit dhe bashkangjitur CV-në tuaj në këtë link: https://forms.gle/dJpysjhkoW5NTEMt5.

Aplikimet përmes formave të tjera dhe pa bashkangjitje të CV-ve nuk do të merren në konsideratë.

Afati i aplikimit:

Nga data 25.01.2023 deri më 14.02.2023 ora 16:00. Aplikacionet pas datës 13.02.2023 ora 16:00 nuk do te merren në konsideratë.

Dokumentet e kërkuara: Dëshmia mbi shkollimin (Diploma), licenca e punës dhe kopja e letërnjoftimit sillen ditën kur të ftoheni për test me shkrim.

SQARIM:

Përgjegjës për procedurat e rekrutimit është Islamic Relief Kosova.

Për pozitat e cekura më sipër do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit dhe do t’i nënshtrohen procedurave të testimit/vlerësimit.

Për datën dhe vendin e mbajtjes së testit me shkrim dhe intervistës kandidatët do të njoftohen me kohë përmes e-mailit.

Prishtinë, 25 Janar 2023