business

Shofer/e

  • star Publikuar: 11-09-2024
  • star Skadon: 26-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shofer
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1231

K O N K U R S

Për plotësimin e vendeve të punës

Vendi i punës: Ngasës automjeti për njësinë mobile të ndihmës juridike falas/(kombi transportues) (1 pozitë)

Institucioni: Agjencia për Ndihmë Juridike Falas – Mbështetur nga ATRC

Departamenti: Divizioni për Shërbime të Përgjithshme

Koeficienti: 3.86

Vendi Punës: Klinika Mobile, puna në teren në komuna të ndryshme të Kosovës

Historiku

Qendra për Trajnime dhe Burime për Avokim (ATRC) është një organizatë joqeveritare dhe jofitimprurëse Kosovare. Vizioni i organizatës është krijimi i një ambienti që nxit qëndrueshmërinë demokratike dhe pjesëmarrjen aktive të qytetarëve.

ATRC është duke implementuar projektin Nisma për të Drejtën e Pronës (NDP) që financohet nga Banka Botërore/ Fondi për Paqe dhe Shtet-Ndërtim. NDP, synon të adresojë nevojën kritike për përmirësimin e qasjes në informacionin për regjistrimin e tokës dhe pronës, si dhe ofrimin e shërbimeve të këshillimit në lidhje me të drejtat pronësore për gratë, të rinjtë dhe personat e cenueshëm në Kosovë.

Në kuadër të këtij projekti ATRC kërkon të angazhojë 1 shofer/e me përvojë në vozitje. Ky zyrtar/e do të bëj transportimin e Klinikës Mobile që të ofrohet ndihmë juridike falas në kuadër të institucionit publik, Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas (ANJF) në trajtimin e rasteve civile-pronësore të qytetarëve (persona fizikë).

Shoferi/ja i/e angazhuar do të punojë në teren në komuna të ndryshme të Kosovës, përmes Klinikës Mobile të ANJF-së.

Detyrat kryesore:

  • Mban librin e shënimeve të kilometrave në baza ditore
  • Shfrytëzon pikat e karburantit të caktuara nga mbikëqyrësi dhe faturat e karburanteve i dorëzon në ANJF, për të bërë kompensimin dhe transferin bankar
  • Në pajtim me planin e aktiviteteve, ngasësi i automjetit sipas radhës shkon në komunat e caktuara.
  • Pas përfundimit të orarit të punës dhe gjatë fundjavës, çelsi duhet të dorëzohet në ANJF dhe automjeti duhet të jetë në parkingun e caktuar.
  • Mirëmban tërë dokumentacionin e automjetit, bën kontrollin ditor të automjetit zyrtarë, inspektimin ditor para nisjes si: Nivelin e ujit, nivelin e vajit të motorit, karburantin, tabelën kontrolluese (ku evidentohen realizimi i shpejtësisë, kilometrat ,sinjalizimet, niveli i karburantit etj.),si dhe kontrollimi i jashtëm i automjetit .
  • Ndërmerr procedurat për regjistrimin e automjetit dhe në bazë të nevojës, me aprovim nga mbikëqyrësi kryen servisimin e automjetit.
  • Në rast të aksidentit rrugor menjëherë duhet të njoftojë organet kompetente të sigurisë dhe njëkohësisht të njoftoj personin përgjegjës të Agjencisë për Ndihmë Juridike Falas.
  • Gjatë ngasjes së automjetit ngasësi duhet të respektoj rregullat e komunikacionit, në rast të mos respektimit të rregullave dhe të shkaktimit të kundërvajtjes, dënimet do ti bartë vet.

Kualifikimet përvoja, aftësitë dhe karakteristikat personale:

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës
  • Diplomë e shkollës së mesme
  • Patent shoferi (kategoria B)
  • Përvojë në ngasje se paku 5 vite, ndërsa 3 vite me ngasje të sigurta në organizata tjera
  • Njohuri të gjuhës shqipe ose serbe
  • Njohuri mekanike për mirëmbajtje të automjetit dhe përdorimit të tij
  • Gjendje shëndetësore sipas certifikatës mjekësore
  • Njohuri të rrugëve magjistrale dhe rurale në Kosovë
  • Të mos ketë ndjekje ligjore në fushën e qarkullimit në trafik
  • Aftësi dhe gatishmëri të punoj me njerëz të etniteteve të ndryshme si dhe veti të sjelljeve të kënaqshme
  • Motivim, fleksibilitet dhe aftësi për të punuar nën presion

Kohëzgjatja e emërimit:

12 muaj (Tetor 2024-Shtator 2025)

Mënyra e aplikimit:

  • CV (Curriculum Vitae)
  • Kopje e patentës së shoferit
  • Certifikata e trajnimeve për drejtimin e automjeteve – nëse ka trajnime të veçanta për sigurinë ose drejtimin profesional.
  • Dëshmi e përvojës së mëparshme, nëse ka
  • Dëshmi që nuk është dënuar për ndonjë veper penale (ekosova)

Afati për aplikim:

Aplikimet duhet të dërgohen tek [email protected] deri me 26 shtator 2024, në ora 16:00. Subjekti i këtij email-it duhet të jetë “Aplikim për Shofer”. Kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të njoftohen me email.

Kërkesat e dërguara pas datës së fundit të konkurrimit nuk do të pranohen.