
KONKURS I PUNËS
Pozita: Mirëmbajtës/e për objektin e Kolegjit Heimerer (F/M)
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSIT KRYESORE TË PUNËS:
- Kujdeset që ambientet e kolegjit të jenë në gjendje të mirë dhe funksionale;
- Kontrollon ndriçimin, ujin, prizat dhe pajisjet e tjera teknike;
- Rregullon gjërat e vogla si dorezat, dritaret, karriget ose tavolinat kur ka nevojë;
- Ndihmon në mbikëqyrjen e hapësirave të jashtme, si oborri ose hyrja e kolegjit;
- Ndihmon në përgatitjen e sallave për takime, trajnime apo ngjarje;
- Informon rregullisht drejtuesit për ndonjë problem ose punë që duhet bërë;
- Detyra tjera të përcaktuara nga mbikëqyrësi.
KRITERET:
- Edukimi: Niveli i mesëm i edukimit;
- Përvoja e punës është përparësi;
- Shkathtësi organizative.
NE OFROJMË:
- Ambienti lehtësues;
- Pavarësia e rregulluar dhe e mbikëqyrur;
- Përkrahje të duhur;
- Pritje të qarta dhe të kuptueshme;
- Procedura Operative Standarde të Paracaktuara nga Mbikëqyrësi;
- Një ambient bashkëpunues pune i bazuar në vlera;
Vendi i punës: Kolegji Heimerer, Prishtinë
Orari: 40 orë në javë
Dokumentacioni i nevojshëm:
Të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e konkursit për të aplikuar duhet të dorëzojnë dokumentet si në vijim: CV, kopje të diplomave, certifikatave dhe referenca nga punëdhënësit paraprak;
Dokumentet duhet të dorëzohen në formë elektronike në email adresën: [email protected] .
Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen në intervistë.
Për informata shtesë, ju lutem kontaktoni: [email protected]
Konkursi mbetet i hapur nga data 23.05.2025 deri me 06.06.2025