
SHPALLJE
Thirrje për të Ofertuar për Shërbime të Dizajnimit dhe Zhvillimit të Uebfaqes së Re të FKGK-së, dhe Zhvillimin e Mjetit të Kualifikueshmërisë të Garancive Kreditore në kuadër të Uebfaqes së FKGK-së
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) synon të sigurojë shërbime të Dizajnimit dhe Zhvillimit të Uebfaqes së Re të FKGK-së, dhe Zhvillimin e Mjetit të Kualifikueshmërisë të Garancive Kreditore në kuadër të Uebfaqes së FKGK-së. FKGK ka përgatitur një Kërkesë për Propozim (KPP) për shërbimet e kërkuara dhe fton të gjithë ofertuesit e kualifikuar për t'iu përgjigjur KPP-së.
Propozuesi duhet të demonstrojnë qartë se i plotëson kriteret e detyrueshme si në vijim:
- 3 deri në 5 vjet përvojë në zhvillim uebi, duke përfshirë dizajnin modern, responsiv dhe të përshtatshëm për pajisje mobile.
- Ekspertizë e dëshmuar në mjetet e vlerësimit të përshtatshmërisë ose mjetet mbështetëse për vendimmarrje.
- Përvojë me dizajn të uebit, shumëgjuhësor, të qasshëm dhe responsiv.
- Pajtueshmëri me GDPR dhe sigurinë e të dhënave.
- Kapacitet të dëshmuar për të trajnuar ekipin e klientit dhe për të ofruar dokumentacion të plotë teknik.
Mos përmbushja e kritereve të mësipërme nga propozuesi, do të rezultojë në përjashtim nga shqyrtimi i mëtejshëm, gjatë procesit të vlerësimit.
Ofertuesit e interesuar që përmbushin kriteret, ftohen të paraqesin propozimet e tyre dhe të gjithë dokumentacionin përkatës për implementimin e detyrës sipas udhëzimeve të përcaktuara në KPP. FKGK nuk do të jetë përgjegjës për cilëndo kosto që lidhet me përgatitjen ose dorëzimin e ofertave.
Afatet janë si më poshtë:
- Afati i fundit për të kërkuar RFP: 25 shtator 2025 në orën 15:00
- Afati i paraqitjes së pyetjeve: 25 shtator në ora 15:00
- Afati i fundit për dorëzimin e propozimeve: 10 tetor 2025 në ora 15:00
KPP mund të kërkohet vetëm duke dërguar një email tek [email protected] . Kërkesa e emailit duhet të përfshijë:
- Emri i kompanisë, adresa zyrtare e regjistruar, numri i telefonit, adresa e postës elektronike dhe faqja e internetit.
- Emri i personit të caktuar të kontaktit / ndërlidhës për KPP-në në kompani, titullin, adresën e emailit dhe numrin e telefonit.
- Adresa e postës elektronike në të cilën duhet të dërgohet KPP-ja nëse është e ndryshme nga ajo e personit kontaktues / ndërlidhës.