
ERC TRADE L.L.C. shpall konkurs për pozitën:
Shitës Ambulantiv
Përgjegjësitë kryesore:
- Prezantimi dhe promovimi i produkteve te blerësit ekzistues dhe potencial
- Shitja e produkteve te kompanisë dhe menaxhimi i pagesave
- Vizita dhe ndërtimi i marrëdhënieve me klientët.
- Monitoron gjendjen e stokut dha përkujdesët për afatet e skadimit të produkteve.
- Mirëmbanë freskinë e produkteve duke implementuar parimin FIFO (first in - first out).
- Kujdeset për vendosjen dhe mirëmbajtjen e çmimeve me pakice të produkteve.
- Vendosja dhe mirëmbajtja nëpër pika shitëse e materialeve promovuese sipas strategjisë se
- brendeve përkatëse
- Mbledhja e informatave nga tregu dhe raportimi ne kompani
- Raportimi dhe koordinimi me mbikëqyrësin
- Respektimi i orarit dhe itinerarit (rute planit) të vizitave të përditshme në teren
- Kryen edhe punë tjera në përputhje me vendin e caktuar të punës sipas rregullave dhe udhëzimeve të përcaktuara nga ana e Kompanisë dhe menaxherit mbikëqyrës.
Mbikëqyrja:
- Shitësi ambulantiv punon nën mbikëqyrjen e drejtpërdrejtë dhe raporton tek Menaxheri për ambullativ.
Kushtet e përgjithshme:
- Të kenë të kryer së paku shkollën e mesme;
- Të jetë në gjendje të punojë në mënyrë të pavarur apo në grup;
- Gatishmëri për punë nën kushte presioni dhe punë me orar fleksibil;
- Preferohet të ketë përvojë pune në pozitën përkatëse;
- Të posedojë patentë shofer kategoria B.
Procedura e Aplikimit:
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë direkt përmes butonit "Apliko Këtu" ose të dërgojnë CV dhe dokumentet e tjera përcjellëse në e-mail adresën: [email protected].
Tek subjekti te CEKET POZITA për të cilën aplikoni dhe regjioni, në të kundërtën aplikacionet ku nuk është cekur pozita janë të pavlefshme.
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohem në fazat e mëtejme të rekrutimit
Konkursi mbetet i hapur 30 ditë nga data e publikimit.
Apliko shpejtë përmes sistemit!