business

Sales Manager


Ruaj
  • star Publikuar: 02-06-2026
  • star Skadon: 14-06-2026
Kategoritë Menaxher/e, Shitje
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 1

Sales Manager

Kompania Medical Group si përfaqësuese ekskluzive e më shumë se 20 brendeve multinacionale për tregun e Kosovës, shpall konkurs për pozitën: Sales Manager, një rol kyç në kuadër të kompanisë, direkt i lidhur me departamentin e shitjes dhe Marketingut - Sales / Retail, me fokus në menaxhimin dhe zhvillimin e aktiviteteve të shitjes në kanalin retail në tregun e Kosovës. Pozita kërkon kandidat me përgatitje universitare në Ekonomi, Menaxhment, Marketing ose fusha të ngjashme, si dhe përvojë profesionale në shitje, retail dhe menaxhim të klientëve, me përparësi në sektorin FMCG, farmaceutik ose produkte të konsumit të gjerë.

Profili profesional kërkon aftësi të avancuara në zhvillimin e strategjive të shitjes, menaxhimin e marrëdhënieve me markete, farmaci dhe rrjete retail, si dhe koordinimin e ekipeve të shitjes dhe merchandising në terren. Kandidati do të jetë përgjegjës për arritjen e targeteve mujore dhe vjetore, analizimin e performancës së shitjeve sipas klientëve, produkteve dhe rajoneve, negocimin e kushteve komerciale dhe monitorimin e aktiviteteve promocionale dhe konkurrencës në treg.

Pozita kërkon aftësi të forta analitike, komunikim profesional, orientim të lartë drejt rezultateve dhe kapacitet për udhëheqje ekipore dhe zgjidhje efektive të problemeve. Njohuritë në Excel dhe raportim profesional, si dhe patentë shoferi e kategorisë B dhe gatishmëria për punë në terren, konsiderohen të domosdoshme.

Kompania ofron ambient dinamik pune, mundësi zhvillimi profesional dhe trajnime të vazhdueshme, pagë konkurruese dhe mundësi bashkëpunimi me brende ndërkombëtare dhe produkte cilësore. Kandidatët e interesuar ftohen të aplikojnë duke dërguar CV-në s’bashku me një letër motivuese në email adresën [email protected], konkursi mbetet i hapur deri më daten 14 Qershor 2026.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu