Për dekada ne kemi qenë në gjendje të mprehim shqisat tona dhe të fitojmë përvoja të pakrahasueshme në një gamë të gjerë institucionesh kryesore gastronomike, si në nivel kombëtar ashtu edhe ndërkombëtar. Kënaqësia dhe pasioni për kafenë na ka lidhur që në minutën e parë, cka do të thotë se miqësia jonë, ashtu si kafeja e mirë, ka lulëzuar.
Kompania Vilveta hap konkurs pune për:
- AGJENT I SHITJES
- TEKNIK (SERVISER)
AGJENT I SHITJES
- Kandidatja/i që aplikon për këtë vend pune duhet të jetë mbi moshën 18 vjecare
- Duhet të ketë përvojë pune në shitje të kafes
- Duhet të ketë njohuri rreth tregut të kafes
- Të ketë njohuri për promovimin e brendit “VILVETA” dhe të posedoj aftësi negociuese.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.
- Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme.
- Të ketë patent shoferin kategoria B
TEKNIK - (SERVISER)
- Kandidatja/i që aplikon për këtë vend pune duhet të jetë mbi moshën 18 vjecare.
- Duhet të ketë përvojë pune së paku 2 vite.
- Duhet të ketë njohuri rreth aparatave të kafes espresso.
- Duhet të ketë njohuri rreth servisit, montimit dhe funksionalizimit të aparatit.
- Njohje të teknologjisë sipas trendeve të reja të zhvillimit.
- Aftësi të mira komunikuese dhe organizuese.
- Të ketë të kryer së paku shkollën e mesme.
- Të ketë patent shoferin kategoria B
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV në [email protected] ose të aplikojnë në viber 043 818 745 deri me datën: 18.11.2022