business

Mësimdhënës (51), Asistentë (58)


Ruaj
  • star Publikuar: 14-01-2026
  • star Skadon: 26-01-2026
Kategoritë Arsim&Edukim
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 109

Universiteti i Prishtinës po ofron 51 pozita për mësimdhënës dhe 58 për asistentë në 12 fakultete, në konkursin për emërimin e personelit akademik.

Konkursi është hapur për Fakultetin Filozofik, Fakultetin e Filologjisë, Fakultetin Juridik, Fakultetin e Ekonomisë, Fakultetin e Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit, Fakultetin e Arteve, Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit, Fakultetin e Edukimit, Fakultetin e Arkitekturës dhe Fakultetin e Shkencave Matematike Natyrore.

Ashtu siç parashihet në konkurs, kandidatët që aplikojnë për këto pozita duhet të plotësojnë kërkesën për aplikim, të kenë të përgatitur CV-në e plotë me të gjitha arritjet akademike, diplomat e të gjitha niveleve të studimit, dëshmitë për publikimet shkencore e profesionale dhe dëshmitë për përvojën dhe aftësinë në mësimdhënie duke paraqitur një portfolio të punës profesionale dhe një deklaratë të filozofisë së mësimdhënies. Ata gjithashtu këtyre dokumenteve duhet t'ua bashkojnë edhe dëshminë nga gjykata themelore që nuk janë të dënuar dhe certifikatën e lindjes.

Aplikimi duhet të bëhet online në vegëzën zyrtare: https://stafiakademik.uni-pr.edu/ dhe fizikisht në njësitë akademike në të cilat konkurrohet për pozitat e hapura, nga 12 deri më 26 janar 2026, në orën 16:00.

Ky konkurs rishpallet pas harmonizimit të dy konkurseve të hapura më 15 dhe 22 dhjetor me dispozitat e zbatueshme të Statutit të UP-së, sipas aktgjykimit të Gjykatës Supreme, të publikuar më 10 dhjetor 2025. Kandidatët që kanë konkurruar në dy konkurset paraprake (4/522 dhe 4/590 të hapura më 15 dhe 22 dhjetor 2025) mund të tërheqin dokumentet e dorëzuara në njësitë akademike dhe të riaplikojnë në konkursin e ri.

Universiteti i Prishtinës siguron të gjithë aplikantët se emërimi do të bëhet në përputhje me të gjitha normat dhe procedurat e përcaktuara dhe duke u bazuar në ligjshmëri e në meritokraci, pa përjashtim.

Universiteti më i madh, më i vjetër dhe më i suksesshëm i Kosovës dhe i rendituri më së larti në platformat prestigjioze ndërkombëtare nga të gjitha universitetet në gjuhën shqipe të hapësirave ku jetojnë shqiptarët, është punëdhënës i drejtë, i përgjegjshëm dhe gjithnjë mëton të veprojë me transparencë e meritokraci duke përzgjedhur aplikantët më meritorë.