business

Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim, Analist-e Kreditor-e, Nëpunës për mbështetje në administrimin e databazave, Nëpunës për mbështetje në administrimin e databazave

  • star Publikuar: 28-05-2025
  • star Skadon: 28-06-2025
Kategoritë Bankë
Vendi i punës Prishtinë, Pejë
Numri i pozitave 3

Kreditimi Rural i Kosovës SH.P.K., është Institucion Mikrofinanciar i regjistruar në BQK, me mision të ofroj shërbime financiare për klientët me të ardhura të ulëta, me fokus të veçantë për bizneset mikro, të vogla, bujqësore dhe aktivitetet tjera në zonat rurale dhe urbane, me fokus prioriteti në bujqësi dhe një vëmendje të veçantë për qëndrueshmërinë financiare, sociale dhe mjedisore.

Kreditimi Rural i Kosovës Sh.p.k, shpall:

K O N K U R S

Për rekrutim të pozitave në vijim:

1) Një (1) Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim për disa degë, me lokacion në Prishtinë

2) Një (1) Analist-e Kreditor-e për degën në Pejë

3) Një (1) Nëpunës për mbështetje në administrimin e databazave në Departmentin e Teknologjisë Informative për Zyrën Qendrore në Prishtinë, me kohë të caktuar (zëvendësim)

------------------------------------------------------------------------

Zyrtar-e për kredi të këqija dhe kolektim (Pozita 1)

Përgjegjësitë :

∙ Aktivitete lidhur me menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,

∙ Merr pjesë në mbledhjet e komitetit të delikuencës dhe mbeshtet stafin në percaktimin e metodologjisë për menaxhimin dhe mbledhjen e kredive të këqija,

∙ Verifikon të dhënat e klientëve në vonesë,

∙ Viziton klientët në vonesë apo menaxhon vizitat tek klientët përmes personit përgjegjës të degës,

∙ Negocion me klientin për kthimin e borxheve të kaluara afati dhe përcjellë në mënyrë të vazhdueshme kthimin e kredive,

∙ Mbeshtet procesin për arketimin e kredisë përmes procedurës gjyqësore apo përmbaruesve privatë,

∙ Mbështet procesin e konfiskimit dhe shitjës së kolateralit,

∙ Kryen pune qe nderlidhen me kthimin e kredive aktive joperformuese dhe kontaktimi me telefon i klienteve.

∙ Punë të tjera të ndërlidhura me pozitën.

Kushtet e kërkuara:

∙ Diplomë universiteti në ekonomi apo juridik,

∙ Minimumi nje (1) vit përvojë pune në pozitë të ngjajshme në institucione financiare,

∙ Shkathtësi të mira në negocim, në hartim të dokumenteve me shkrim dhe shkathtësi të mira analitike.

∙ Të jetë komunikativ, dinamik, fleksibil, kreativ dhe i/e gatshëm për punë në ekip, ∙

Njohuri shumë të mira të punës me kompjuter (Microsoft Office),

∙ Njohuri të gjuhës angleze (e preferueshme),

∙ Patent shofer (kategoria B).

-----------------------------------------------------------------------

Analist-e Kreditor-e (Pozita 2)

Përgjegjësitë:

∙ Promovimi i ofertës kreditore përmes kontaktit me klient,

∙ Analiza e kërkesave kreditore, prezantimi i tyre në komitetin kreditor dhe vlerësimi i kolateralit,

∙ Përgatitja e dokumentacionit të nevojshëm për dhënien e kredive, mbikëqyrja e kthimit të kredive dhe regjistrimi i tyre në programin adekuat,

∙ Raportim në zyrën qëndrore për aktivitetin kreditor,

∙ Punë të tjera administrative të ndërlidhura me kredi-dhënien.

Kushtet e kërkuara:

∙ Diplomë universitare në ekonomi apo bujqësi, etj. (e preferueshme),

∙ Përvojë pune në sektorin mikro-financiar apo bankarë (e preferueshme por nuk është kusht),

∙ Njohuri për kredi-dhënie dhe të jetë i/e motivuar të punoj në zona rurale dhe urbane,

∙ Njohuri të punës me kompjuter, të njoh Microsoft Office,

∙ Shkathtësi të mira të komunikimit dhe negocimit,

∙ Të jete dinamik, fleksibil, kreativ dhe i gatshëm për punë në ekip,

∙ Banor i komunës për të cilën konkurron (e preferueshme),

∙ Të posedoj patentë shofer për kategorinë B.

-----------------------------------------------------------------------------------

Nëpunës për mbështetje në administrimin e databazave (Pozita 3)

Përgjegjësitë:

∙ Ben konfigurimin e qasjeve te shfrytëzuesve te KRK ne databaza/ aplikacione sipas nivelit te autorizimit te përcaktuar nga menaxhmenti;

∙ Transferi i portfolios kreditore ne software ne rast te ndryshimeve tek Analistet Kreditor, bazuar ne listën e miratuar paraprakisht;

∙ Verifikon kualitetin e te dhenava dhe raporteve te gjeneruara nga bazat e te dhënave/ aplikacionet e KRK dhe sipas nevojes ben verifikimin, krahasimin dhe testimin e te dhenave nga raportet e softwareve.

∙ Teston dhe aktualizon softuerët e KRK-se (upgrade, update, modifikime dhe konfigurime sipas kërkesës në databaza/ aplikacione);

∙ Kryen dhe monitoron operacionet e përfundimit të ditës (EOD) për të siguruar integritetin e të dhënave dhe gatishmërinë e sistemit për ditën e ardhshme të punës;

∙ Plotësimi i te dhënave ne software per persona te ndërlidhur (garantues, bashkhuamarres, kolateraldhenesi);

∙ Bën back-up data bazat dhe verifikon procesin e back-up;

∙ Ndryshimi i te dhënave te klientit ne software (adresa, dega, etj.) me kërkese te degëve;

∙ Mbështetja e degëve ne përdorimin e përditshëm te aplikacioneve/softwareve;

∙ Ben përditësimin e te dhenave dhe veprime/detyra te tjera te nderlidhura me aplikacione/software;

∙ Aktualizimi i drivereve, softwareve, aplikacioneve etj;ss

∙ Detyra te tjera qe i caktohen nga Departamenti i IT-se dhe menaxhmenti.

Kushtet e kërkuara:

∙ Diplome universiteti ne shkenca kompjuterike dhe teknologji informative apo kualifikim ekuivalente profesional ne MS SQL Database Administration (e preferueshme).

∙ Pervoj pune në pozitë të ngjajshme, në administrimin e databazave në MS SQL dhe në migrim të bazave të të dhënave (e preferueshme).

∙ Njohuri në administrimin e bazave të të dhënave të bazuara në MS SQL dhe njohuri mbi programet softverike.

∙ Njohuri te mire te programeve kompjuterike MS Office, etj.

∙ Njohuri te mire gjuhes angleze.

∙ Shkathtesi të mira analitike dhe shkathtesi per zgjidhje te problemeve.

∙ Të jete dinamik/e, fleksibil/e, kreativ/e dhe i/e gatshëm/e për punë në ekip.

--------------------------------------------------------------------

Konkursi mbetet i hapur nga dt. 28.05.2025 deri me dt. 03.06.2025. Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë vetëm duke plotësuar aplikacionin për pozitën përkatëse në linkun: http://krk-ks.com/vendepune

Vetëm një numër i përzgjedhur i kandidatëve do të ftohet në intervistë.

KRK ofron zhvillim profesional dhe pako konkuruese të kompensimit ne perputhje me përgjegjësitë dhe përvojën.

Kreditimi Rural i Kosovës është i përkushtuar të ofroj mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës.