business

Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç (zëvendësim)

  • star Publikuar: 12-09-2022
  • star Skadon: 25-09-2022

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Arsim&Edukim
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 3120

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010),  Institucioni Parashkollor OJQ  “Shkronjat” – Prishtinë shpall;

KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDIT TË PUNËS 

Pozita: Edukatore për grup moshën 0-3 vjeç (zëvendësim)

Orarë  i plotë.

I. Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kadidateve:

Kriteret e kualifikimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga MASHT, përkatësisht UA. nr. 05/2021, neni 4, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm

  • Fakulteti i Edukimit –programi katërvjeçar i nivelit baçelor për edukimin në fëmijërinë e hershme 0-3 vjeç
  • Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi infermiere edukatore
  • Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi i pediatrisë
  • Shkolla e mesme e mjeksisë -drejtimi mami
  • Shkolla e mesme e mjeksisë së përgjithshme

Përparësi kanë kandidatet që kanë të paktën 2 vite përvojë pune në fushën e arsimit, përkatësisht në atë të edukimit parashkollor.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Në rast të plotësimit kushteve dhe kritereve ligjore nga ana e kandidatëve prej 3 e më shumë, të renditura sipas prioriteteve të këtij konkursi,  nuk do të vazhdohet me kandidatë të tjerë për zhvillimin e procedurave të mëtutjeshme.

II. Mënyra e aplikimit:

Aplikimi bëhet vëtëm në mënyrë elektronike.

Në email: [email protected] dërgoni CV-në tuaj dhe një letër motivimi, duke bashkuar dokumentet që dëshmojnë kualifikimin (diplomën) dhe përvojën tuaj të punës.

Në  ‘’Subject’’ ju lutem shenoni: Aplikim për edukatore

Konkursi mbetet i hapur deri me datë 25.09.2022 .             

Sqarime shtesë:

Aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim.

Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Personat që kanë diplomuar  jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Për intervistë do të ftohet kandidatët që i plotësojnë kushtet ligjore dhe kriteret e përcaktuara si më lartë.