business

Supervisor i Shitjes HoReCa për regjionin e Mitrovies

  • star Publikuar: 20-10-2023
  • star Skadon: 05-11-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kompani Kosmonte Foods
Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Mitrovicë
Shikime 1373

Ndërmarrja Importuese dhe Shpërndarëse “Kosmonte Foods Sh.p.k.”, me seli në: Rr. e Antenës, Harilaq, Fushë Kosovë, Tel: +383 (0) 38/733- 377 shpall konkurs për:

Pozita: Supervisor i Shitjes HoReCa për regjionin e Mitrovies

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Përgjegjës për kontrollim, mbikëqyrje dhe monitorim të produkteve në pikat shitëse;
  • Vlerëson dhe mbikëqyrë punën e stafit që ka nën mbikëqyrje;
  • Bashkpunon ngushtë me stafin e shitjes për plasim dhe pozicionim maksimal të produkteve të kompanisë;
  • Monitoron gjendjen e stoqeve dhe organizon shitjen e produkteve në pikat shitëse;
  • Përcjell produktet në shitje dhe angazhohet për shitje maksimale të gamës së produkteve;
  • Komunikon me stafin e shitjës në lidhje me të gjitha çështjet, kërkesat apo problematikat që mund të hasin në teren;
  • Përgatit apo përkrahë sipas nevojës kërkesat për porosi të mallrave për të gjithë stafin e shitjës;
  • Ndihmon dhe udhëzon stafin e shitjes për të gjitha çështjet me të cilat ballafaqohen ata;
  • Viziton dhe bashkëpunon me partnerët afarist të kompanisë në lidhje me të gjitha çështjet që ndërlidhen me shitje;
  • Harton raportet periodike mbi rezultatet e arritura për përsonat përgjegjës;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të përfunduar shkollimin e Lartë;
  • Të jenë të shkathët, fleksibil, komunikativ dhe këmbëngulës në arritjen e qëllimeve të shitjes;
  • Të kenë aftesi të mira të menaxhimit të kohës, planifikimit dhe organizimit të punës;
  • Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe negociuese;
  • Duhet të kenë njohuri bazike të tregut, artikujve dhe brendeve që dominojnë;
  • Të posedojnë patentë shofer të kategorise B;
  • Preferohet përvojë pune në shitje.

Të gjithë kandidatët e interesuar, inkurajohen të aplikojnë duke dërguar CV-të e tyre përmes postes elektronike: [email protected]

Në subjekt duhet të shënohet Pozita për të cilën aplikoni.

Vetëm kandidatët potencial të përzgjedhur për plotësim pozite, do të kontaktohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur deri më: 05.11.2023.

Për më tepër informacione rreth Ndërmarrjes Kosmonte Foods, mund të kërkoni në website-in: www.kosmontefoods.com