business

Rrobaqepëse, Modeliste / Patroniste

  • star Publikuar: 19-08-2025
  • star Skadon: 19-09-2025
Kompani veneramustafa
Kategoritë Fashion, Rrobaqepëse, Patronist
Vendi i punës Prishtinë
Numri i pozitave 5

Kërkojmë:

Rrobaqepëse

Modeliste/Patroniste të kualifikuara

Jemi në kërkim të profesionistëve të përkushtuar në fushën e rrobaqepësisë dhe prodhimit gjysmë-industrial.

1. Rrobaqepës/e
Kërkohet përvojë minimale prej 3 vitesh në qepjen e veshjeve të nivelit të lartë. Duhet të keni aftësi të mira teknike, të kuptoni ndërtimin e modelit dhe të jeni në gjendje të përktheni një vizatim apo ide të dizajnit në mostër të realizuar me kujdes dhe precizitet. Të keni aftësi të të kuptuarit të patronit, për të sugjeruar ndryshimet eventuale. Kërkohet fleksibilitet krijues dhe gatishmëri për të eksperimentuar me qasje të ndryshme gjatë procesit të punës.

2. Modelist/e – Patronist/e
Kërkohet përvojë prej të paktën 3 vitesh në zhvillimin e modeleve për produkte të ndryshme (bluza, funde, pantallona, fustane, etj.). Duhet të keni aftësi të mira komunikimi për të realizuar shembullin dhe për ta përcjellë qartë modelin në krijimin e prototipit/shembullit final. Kërkohet qasje fleksibile dhe mendjehapur ndaj sfidave dhe krijimeve të reja.

Puna zhvillohet në një atmosferë të ngushtë bashkëpunimi, ku ndonjëherë intensiteti i punës rritet sipas projekteve apo afateve. Mbi të gjitha, vlerësojmë harmoninë në ekip, respektin e ndërsjellë dhe një qasje të përbashkët ndaj krijimtarisë dhe cilësisë.

Nëse ndiheni pjesë e kësaj fryme dhe vlerësoni punën etike, bashkëpunimin e ngushtë dhe një atmosferë me dashuri për zanatin, ju lutemi na dërgoni një email [email protected] apo mesazh në whatsapp/viber në +38344115114 me këto të dhëna:

  • Emri dhe mbiemri:
  • Viti i lindjes:
  • I/E interesuar për rrobaqepësi apo patron:
  • Eksperienca (në vite):
  • Numri kontaktues:

Për markën veneramustafa”
Venera Mustafa është skulptore dhe dizajnere mode, e lindur dhe me bazë në Prishtinë, Kosovë.
Pas përfundimit të studimeve në Fakultetin e Arteve të Bukura në Prishtinë, ajo u zhvendos në Paris për të ndjekur studimet në modë, duke u specializuar në dizajnin e veshjeve për gra në École Supérieure des Arts et Techniques de la Mode (ESMOD). Ajo diplomoi në vitin 2008 dhe vazhdoi me specializim në veshje për meshkuj në vitin 2009.

Pas rikthimit në Prishtinë në vitin 2011, Venera Mustafa themeloi markën e saj me emrin veneramustafa. Studioja dhe showroom-i, të vendosur në rrugën B në Prishtinë, janë hapësira të dedikuara për krijimin e veshjeve unike me edicion të limituar. Veshjet e saj janë të menduara për të qenë mbi të gjitha funksionale, por me prani të fortë vizuale. Ato ndërthurin linja të pastra me silueta të veçanta, të frymëzuara nga skulptura, arkitektura dhe përditshmëria urbane.

Çdo copë është dizajnuar me kujdes për të reflektuar një estetikë të rafinuar dhe të qëndrueshme, duke u përshtatur natyrshëm me lëvizjet dhe ritmin e ditës.

Apliko shpejtë përmes sistemit!

Apliko këtu