
KONKURS PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS : INNOLAB
Titulli i vendit të punës: Kamerman (Part time) dhe Video Editor
Vende të lira të punës : 3
Titulli i vendit të punës: Menaxher i Rrjeteve Sociale (Social Media Manager)
Vende të lira të punës : 3
Titulli i vendit të punës: Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve
Vende të lira të punës : 5
Lokacioni : Fushë Kosovë, Prishtinë
Detyrat kryesore të punës të Kamerman dhe të Video Editor :
- Xhirimi i videove për marketing, reklama dhe evente të kompanisë.
- Përdorimi i kamerave profesionale dhe pajisjeve ndihmëse për të siguruar cilësi të lartë të imazhit.
- Rregullimi i ndriçimit dhe këndeve për xhirime optimale.
- Redaktimi i videove bazë në bashkëpunim me video editorin.
- Puna në terren dhe në ambientet e brendshme sipas nevojës së kompanisë.
- Shtimi i efekteve speciale, grafikave dhe animacioneve sipas nevojës.
- Përmirësimi i cilësisë së zërit dhe imazhit.
Kualifikimet dhe Kërkesat të : Kamerman dhe të Video Editor:
- Eksperiencë e mëparshme si kameraman ose në një rol të ngjashëm.
- Njohuri të avancuara për kamerat dhe teknikat e xhirimit.
- Aftësi për të punuar me ndriçim dhe pajisje teknike.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik dhe nën presion.
- Njohuri të avancuara të softuerëve të editimit të videove.
- Aftësi për të punuar me skenarë dhe storytelling vizual.
- Njohuri bazë të dizajnit grafik dhe animacionit përbën përparësi.
Detyrat kryesore të punës të : Menaxher i Rrjeteve Sociale (Social Media Manager)
- Krijimi dhe zbatimi i strategjive të marketingut në rrjetet sociale (Instagram, Facebook, TikTok, LinkedIn, etj.).
- Menaxhimi i përmbajtjes dhe publikimi i rregullt i postimeve dhe storieve.
- Monitorimi dhe analizimi i performancës së postimeve dhe fushatave.
- Komunikimi dhe ndërveprimi me ndjekësit, klientët dhe partnerët.
- Përdorimi i mjeteve të reklamimit online për të rritur angazhimin dhe shitjet.
Kualifikimet dhe Kërkesat të : Menaxher i Rrjeteve Sociale (Social Media Manager)
- Eksperiencë e mëparshme në menaxhimin e rrjeteve sociale.
- Njohuri të avancuara në platformat sociale dhe algoritmet e tyre.
- Eksperiencë në krijimin e përmbajtjes vizuale dhe shkrimin e teksteve marketinguese.
- Njohuri bazë të dizajnit grafik dhe mjeteve si Canva ose Photoshop.
- Aftësi analitike dhe përdorimi i mjeteve të analizës së të dhënave (Google Analytics, Meta Business Suite, etj.)
Detyrat kryesore të punës të : Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve
- Prezantimi dhe shitja e produkteve të kompanisë tek klientët ekzistues dhe të rinj.
- Negocimi dhe mbyllja e marrëveshjeve me klientët.
- Ndërtimi i marrëdhënieve afatgjata me klientët dhe partnerët.
- Përcaktimi i objektivave të shitjes dhe arritja e tyre.
- Raportimi mbi progresin dhe analizimi i tregut.
- Prezantimi profesional i produkteve farmaceutike dhe kozmetike për klientët.
- Këshillimi i klientëve dhe profesionistëve të shëndetësisë mbi përdorimin e produkteve.
- Demonstrimi i avantazheve të produkteve për të rritur shitjet dhe besueshmërinë e markës.
Kualifikimet dhe Kërkesat të : Agjent Shitjesh (Sales Agent) / Prezantues i produkteve
- Eksperiencë e mëparshme në shitje, preferohet në sektorin farmaceutik ose mjekësor.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe negocimi.
- Njohuri mbi produktet dhe shërbimet e kompanisë.
- Aftësi për të punuar i pavarur dhe për të arritur objektivat e shitjes.
- Patentë shoferi dhe fleksibilitet për të udhëtuar.
- Përparsi diplomë në Farmaci, Kimi ose një fushë të ngjashme.
- Eksperiencë në prezantimin e produkteve farmaceutike është e preferueshme.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe shpjegimi.
- Njohuri mbi produktet farmaceutike dhe përbërjen e tyre.
Të gjithë kandidatët e interesuar për këto pozita mund të aplikojnë duke dërguar CV-në [email protected]
Afati i Paraqitjes së aplikacioneve është 20 ditë nga data e publikimit të konkursit në media: data e publikimit: 21.02.2025-13.03.2025.