business

PRAKTIKANT/Zyrtarë Ligjor

  • star Publikuar: 20-05-2024
  • star Skadon: 29-05-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Ligjore, Praktikë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1445

KONKURS PUNËSIMI

Zyra Ligjore e Avokatit Shpetim R. Mehmeti me seli në Prishtinë, e cila ofron shërbime ligjore në shumë fusha të së drejtës duke përfaqësuar shumë klient vendorë në fushat tregtare, të drejtën e punës, procedurat përmbarimore, në fushën Civile si dhe Penale, Shpall konkurs për këtë pozitë:

  • PRAKTIKANT/Zyrtarë Ligjor (1 pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësit përfshijnë:

  • Hartimin e akteve juridike nga veprimtaria e Zyrës së Avokatisë;
  • Bën hulumtime dhe analiza të lëndëve të caktuara dhe identifikon opsionet ose çështjet për shqyrtim;
  • Sigurimin e mbështjetjes administrative për avokatin, mirëmbajtjen e dosjeve të rasteve duke i përditësuar dhe mirëorganizuar ato;
  • Asiston në përfaqësime ligjore ne gjykatat e Republikës se Kosovë ose institucione tjera shtetërore;
  • Bënë pranimin-dorëzimin e parashtresave, mbanë kalendarin për seancat gjyqësore dhe përcjellë afatet ligjore për përgatitjen e shkresave- seancave;
  • Kryen edhe punë tjera në pajtim me qëllimin e vendit të punës të cilat mund të kërkohen nga avokati –mbikëqyrësi.

Njohuritë/ Shkathtësitë e nevojshme

  • Të ketë nivel të lartë profesional dhe integritet personal;
  • Të ketë aftësi të mira hulumtuese, analitike e organizative;
  • T’i njohë mirë ligjet e aplikueshme bazike nga e drejta civile;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të përpilimit të shkresave ligjore në gjuhën shqipe;
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi me shkrim dhe verbal;
  • Njohuri në Microsoft Office (Word, Excel, Outlook etj);
  • Entuziast për avancim dhe ngritje profesionale ne karriere;
  • Të ketë dëshirë dhe interesim për të mësuar gjëra të reja;
  • Te respektoj Kodin e Etikes se Odes se Avokateve.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Aktualisht student i nivelit Master ose i sapodiplomuar në Fakultetin Juridik.
  • Përvoja e punës e dëshirueshme, por jo e domosdoshme;
  • Patent Shoferi (kategoria B).

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj si dhe një letër motivimi në gjuhën shqipe së bashku me dokumentet që mbështesin aplikimin tuaj deri më datë 29.05.2024.

Aplikacionet dergohen në e-mail adresën: [email protected]

Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet sipas përshkrimit të pozitës ftohen në intervistë.

Konkursi është i hapur deri më datë 29.05.2024.