business

Ekspert Ligjor i Jashtëm

  • star Publikuar: 16-02-2024
  • star Skadon: 23-03-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kompani KRCT
Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 1673

Termat e Referencës për Ekspertin Ligjor i Jashtëm

Projekti: 4CRSVsurvivors-“ Rrugët drejt fuqizimit: Promovimi i drejtësisë, shërimit dhe gjithëpërfshirjes për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin”

1. Konteksti:

Si pjesë e projektit rajonal të BE-së “Mbështetje për ndërtimin e besimit në Ballkanin Perëndimor”, i financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe i cili zbatohet nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP), Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) si përfituese, do të themeloj Klinikën për Ndihmë Juridike Falas brenda organizatës.

QKRMT është një organizatë joqeveritare e themeluar në vitin 1999 që ofron shërbime ndërdisiplinore në mbështetje të viktimave civile të luftës, veçanërisht të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftësnë Kosovë. Më tej, QKRMT-jaështë e përfshirë në identifikimin, vlerësimin, trajtimin, referimin dhe monitorimin e të mbijetuarve të dhunës me bazë gjinore në mesin e të riatdhesuarve dhe personave me shqetësim për UNHCR-në (të kthyerit, refugjatët, personat e zhvendosur brenda vendit dhe personat në rrezik të pashtetësisë).

Gjithashtu, në kuadër të mandatit të saj për të promovuar dhe avancuar respektimin e të drejtave të njeriut për personate privuar nga liria, QKRMTkryen vizita të rregullta monitoruese në vendet si: burgje, qendra të paraburgimit, qelitë e paraburgimit të policisë, institucionet e shëndetit mendor dhe gjithashtu promovon praktikat dhe standardet legjislative për mbrojtjen dhe ngritjen e nivelit të respektimit të të drejtave të personave të privuar nga liria.

QKRMT-ja e sheh rolin e saj në shoqëri si ofrues i shërbimeve, ndërgjyqëse dhe mbikëqyrës i të drejtave të njeriut. Me rëndësi të veçantë ka qenë përpjekja e vazhdueshme dhe e fuqishme avokuese që ka bërë QKRMT me institucionet qeveritare në adresimin e nevojave të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe personave të privuar nga liria.

Si pjesë e angazhimit tonë për avancimin e qasjes në drejtësi dhe promovimin e ndërgjegjësimit në aspektin ligjor për të mbijetuarit, QKRMT do të themelojë Klinikën e Ndihmës Juridike Falas për të ofruar ndihmë juridike, këshilla dhe edukim për përfituesit tanë.

2. Objektivat:

Objektivat kryesore të Klinikës së Ndihmës Juridike Falas janë si më poshtë:

  • Për të ofruarndihmë juridike falas për të mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin.
  • Të rrisë ndërgjegjësimin në aspektin ligjor dhe të fuqizojë komunitetin përmes programeve dhe seminareve edukative.
  • Të nxisë bashkëpunimin me persona dhe organizata të tjera.

3. Fusha e Punës:

Eksperti ligjor i jashtëm do të jetë përgjegjës për këto detyra:

  • Kryerja e një analize të plotë të kornizës ligjore dhe kërkesave për themelimin e një klinike ligjore në Kosovë, veçanërisht brenda një OJQ.
  • Zhvillimi i strukturës dhe kornizës së Klinikës së Ndihmës Juridike Falas, duke përfshirë gamën e shërbimeve ligjore që do të ofrohen.
  • Punëtori dy ditoreme stafin e QKRMT-së për themelimin e Klinikës së Ndihmës JuridikeFalas për të Mbijetuarit e dhunës seksuale lidhur me konfliktin.
  • Këshillimi për dokumentacionin e nevojshëm ligjor dhe marrëveshjet për klientët që kërkojnë ndihmë.
  • Rekomandimi i praktikave më të mira për bashkëpunim me profesionistët dhe organizatat vendase.

4. Materiali që duhet përfunduar:

Eksperti pritet të përfundoj materialin si vijon:

  • Një raport gjithëpërfshirës i analizës ligjore mbi themelimin e Klinikës së Ndihmës Juridike Falas.
  • Draft dokumentacioni për funksionimin e Klinikës së Ndihmës Juridike Falas, duke përfshirë marrëveshjet e klientëve dhe formularët e pranimit.
  • Rekomandime për rrjetëzim dhe bashkëpunim me personajuridikë.

5. Afati kohor:

Konsulenca pritet të përfundojë brenda 10 ditëve gjatë muajit shkurt/mars 2024 duke filluar nga data 28 shkurt deri më 12 mars 2024.

6. Kualifikimet e nevojshme:

Eksperti duhet të ketë kualifikimet e mëposhtme:

  • Diplomë në drejtësi nga një institucion i çertifikuar.
  • Përvojë e dëshmuar në themelimin e klinikave juridike ose iniciativave të ngjashme të shërbimit juridik.
  • Njohuri të kornizësligjore në Kosovë.
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale.
  1. Raportimi:

Eksperti do t'i raportojë menaxherit të projektit të QKRMT-së dhe do të sigurojë përditësime të rregullta mbi progresin e konsulencës.

7. Buxheti:

Buxheti për këtë konsulencë do të mbulojë tarifat e ekspertit dhe çdo kosto tjetër që lidhet me përfundimin e detyrave të përcaktuara në fushën e punës.

8. Procesi i aplikimit:

Ekspertët e interesuar ftohen të dorëzojnë CV-në e tyre, një propozim të shkurtër që përshkruan qasjen e tyre ndaj konsulencës dhe një mostër të punës përkatëse të kaluar, në QKRMT në [email protected], duke shënuar në titull të emailit “Ekspert ligjor i jashtëm”, deri më 23 shkurt 2024.

Shënim:

QKRMT rezervon të drejtën të refuzojë një ose të gjitha propozimet e pranuara. Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
16 shkurt, 2024.