KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS
Për pozitat: Ekonomist/e, Zyrtar/e për Informim dhe Sigurim
Institucioni: Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca".
Data e shpalljes: 05.02.2025
Vendi i punës: Prishtinë
Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca shpall hapjen e vendeve të lira për pozitat e mëposhtme.
Kërkojmë kandidatë të motivuar dhe të kualifikuar për t’u bashkuar me ekipin tonë në një mjedis dinamik dhe të zhvilluar.
Pozitat e lira janë:
1. Ekonomist/e (1 pozitë e lirë)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në ekonomi, financa ose fusha të ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në pozita të ngjashme është përparësi.
- Aftësi analitike dhe numerike të shkëlqyera.
- Njohuri të mirë të programeve kompjuterike (Microsoft Excel, etc.).
- Aftësi për të punuar në grup dhe nën presion.
2. Zyrtar/e për Informim (1 pozitë e lirë)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Diplomë universitare në fushën e gazetarisë, komunikimit, marketingut, ose fushat e ngjashme.
- Eksperiencë e mëparshme në fushën e komunikimit është përparësi.
- Aftësi për të shkruar dhe komunikuar në mënyrë të qartë dhe efikase. o Njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe të gjuhëve të tjera (anglisht është një plus).
- Aftësi organizative dhe kreative.
3. Sigurim (5 pozita të lira)
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Eksperiencë në sigurime ose pozita të ngjashme.
- Aftësi analitike dhe të menaxhimit të riskut.
- Aftësi për të komunikuar me palë dhe për të trajtuar çështje të ndryshme.
Afati dhe mënyra e aplikimit:
-Konkursi mbetet I hapur nga data e publikimit, deri me datë 08.02.2025.
-Intervista do të mbahet me datë 10.02.2025, në ora 11:30, në Kolegjin Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”
-Aplikacioni për plotësim merret në të gjitha njësitë e Rezonancës (Poliklinika Rezonanca, Alma Mater Europaea Campus College “Rezonanca”, Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Rezonanca”, Spitali i Përgjithshëm “Rezonanca 2” dhe Spitali Psikiatrik “Rezonanca 3”) -Aplikacioni I kompletuar me dokumentet e nevojshme dorëzohet fizikisht në Kolegj, cdo ditë, e hënë - e shtunë 08:00 – 19:00.
Të interesuarit për informata shtesë mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 038/544-754, 049/603-800.