business

Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë T-25/2023

  • star Publikuar: 29-08-2023
  • star Skadon: 13-09-2023

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 280
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 926

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Furnizim me Motokultivatorë

Data e përgatitjes së njoftimit: 29/08/2023

T-25/2023

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+383 44 239 349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës përfshirë Kosovën ku aktivitetin e ka filluar menjëherë pas lufte në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite) IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar prej atyre emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, Bujqësi, Blegtori si dhe financiare me anë të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar/zhvillimor është edhe projekti që ka për qëllim blerjen e mekanizmave bujqësorë për familjet përfituese të projektit “Forcimi i ekonomisë rurale dhe mundësitë e gjenerimit të ardhurave” ku do të bëhet shpërndarja e 130 motokultivatoreve ne komunën e Kaçanikut dhe 150 motokultivatore ne katër komuna tjera, secila familje do te përfiton nga një motokultivatore, ku përfituesit do te jene te gjitha komunat e përzgjedhur nga Islamic Relefi, ky aktivitet prokurimi ka karakter humanitar me të cilin Islamic Relief Kosova ne bashkëpunim e me drejtorinë e bujqësisë ne komunënat e përzgjedhura do të bëjë implementimin e projektit.

Sasia e planifikuar për furnizim në këtë tender është 280 motokultivatorë për secilën përfitues nga një, lokacioni do te jete ne komunat e përzgjedhura na Islamic Relief Kosova. Kjo është sasi e planifikuar dhe Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën e ndryshimit të kësaj sasie në bazë të nevojave nga përfituesit e këtij projekti.

Implementimi i projektit/furnizimit do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

  • Data e shpërndarjes te motokultivatoreve 130 cope për Komunën e Kaçanikut është e caktuar me 15-10-2023 .
  • Për katër Komunat tjera operatori ekonomik do te njoftohet 15 dite me herët pas përfundimit te Komunës se Kaçanikut.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjorLloji
1.Certifikate e BiznesitKopje
2.Certifikata e TVSH-sëKopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do ti përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tenderE vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.

Kontrata të natyrës së punëve te ngjashme, të përfunduara me Sukses gjatë 3 (tre) vitet e fundit, deri në datën e publikimit të këtij Njoftimi të Kontratës, Vlera Totale e Kontratave të punëve te ngjashme te jete min 300,000.00 Euro

Lista e Kontratave të natyrës së punëve te ngjashme (mekanizëm bujqësore), Listës së kontratave duhet ti bashkëngjiten referencat ose pranimeve teknike për kontratat e prezantuara në liste.
5.

Dëshmi se produktet e ofruara janë

te destinuar për tregun evropian.

Kopje e certifikatës CE.
6.Te ketë një motokultivator mostër sipas specifikaveDyqan depo.
7.TVSH – “Faturimi do te behet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00

Specifikacioni për motokultivator:

Motokultivator 4.4KW

Nr.

SPECIFIKACIONI

1Motor:Ftohes ajri, KM178, 6.5 KF / 4.4 kw, 3600 RPM
2Rezervuari:3.6 L
3Shpejtesit:2 para + 2 mbrapa
4PTO:920 rpm
5Gomat :4.00-8 (420 mm)
6Distanca midis gomave:400 mm
7Pesha:57 - 66kg
8Dimensionet:87*46*82.5
9Lenda djegse:Diesel
10NdezjaMe litarë

Totali:

Freza për Motokultivator 4.4KW

Nr.

SPECIFIKACIONI

1Gjeresia:620 mm
2Nr. Thikave:24COPE
3Diametri I thikave:310 fi
4Thellesia e thikave:200 mm
5Shpejtesia e thikave:320 rpm
6Pesha:28.1/30.5 kg
7Dimensionet:58*55*37.5

Totali:

Kosa për Motokultivator 4.4KW

Nr.

SPECIFIKACIONI

1Gjeresia e prerjes:970 mm
2Gjatesia e prerjes:20-60 mm
3Pesha :30/32.7 kg
4Dimensionet:97*52*58
5Numri I teheve:12cope
6Numri I gishterinjve te koses:13cope

Totali:

Totali për Lot.4:

Verejtje: Islamic Relief Kosova rezervon të drejtën që të zgjedhë një sasi te motokultivatorve me freze një sasi me kosa sipas kërkesës se fermerëve e ne disa Komuna kuplete freza dhe kosa.

Kompania duhet të ofroj garancion të paktën 1 vit.

Ofertat tuaja me dokumentacioni e tenderit duhet ti dërgoni me në një zarf të mbyllur me titull – “ Islamic Relief Kosova - Oferta për mekanizëm bujqësore ” - duke i sjell ato në rrugën Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje te procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerable ( përfituesve ) te IRK-se.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 13/09/2023 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen/ pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.