
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është duke krijuar një ekosistem inovativ përmes bashkimit të aktorëve kryesor në sistemin e inovacionit dhe rrjedhimisht mbështet inovacionin sipërmarrës. Këta aktorë përfshijnë biznese inovative, të orientuara në teknologji dhe krijimitari dhe biznese fillestare, institucionet arsimore, ofruesit e trajnimeve professionale, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë nga sektori publik. ITP Prizren është baza e dikurshme e KFOR-it dhe përbëhet nga 40 hektarë dhe rreth 50 ndërtesa. Per me shume informata mund të na vizitoni në: https://itp-prizren.com/
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është në kërkim të pozitës:
Staf Mbështetës – Depoist/Shtëpiak
Qëllimi i Pozitës:
Përgjegjës për depo dhe kryerjen e punëve të përditshme të mirëmbajtjes dhe riparimit në objekte (zyra, depo, hapësira teknike).
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës janë:
Puna në depo:
- Të sigurojë që të gjitha mjetet, pajisjet dhe pjesët të ruhen, janë të mbrojtura dhe të sigurta siç duhet.
- Pranimi i mallrave: regjistrimi, kontrollimi i sasive, paketimi dhe etiketimi i pjesëve, materialeve dhe ruajtja në vendin e duhur.
- Identifikimi dhe raportimi i mungesave, dëmtimeve dhe mospërputhjeve të tjera.
- Mbajtja e sistemuar e veglave, pajisjeve dhe pjesëve duke siguruar identifikimin/etiketimin e duhur.
- Të sigurojë që të gjitha hapësirat e depos të mbahen të pastra, të rregullta dhe në gjendje të mirë të gatshme për përdorim.
- Ruajtja e të gjitha dokumenteve që lidhen me artikujt e depos.
- Kryerja e kontrolleve të obliguara të përditshme/javore.
- Kryerja e detyrave të tjera sipas udhëzimeve të menaxherit të linjës.
Punë teknike dhe mirëmbajtje:
- Punon në bravari: montim dhe rregullim bravash, dorezash, çelësash dhe mekanizmash sigurie.
- Kryerja e punimeve të saldimit dhe riparimit të elementëve metalikë.
- Rregullimi dhe mirëmbajtja e dyerve, dritareve, rafteve dhe hekurishteve.
- Kryerja e punimeve të ngjyrosjes së mureve dhe sipërfaqeve të tjera sipas nevojës.
- Ndihma në punë të tjera të mirëmbajtjeje sipas udhëzimeve të menaxherit të linjës (montime të thjeshta, ngarkim/shkarkim materialesh)
Kualifikimet e kërkuara:
- Eksperiencë e mëparshme në punime teknike dhe mirëmbajtje (kyç, saldim, riparime mekanike apo ndërtimore).
- Njohuri bazë për veglat e punës dhe aftësi praktike për mirëmbajtje dhe ngjyrosje.
- Shkathtësi në zgjidhjen e problemeve teknike dhe menaxhimin e punëve të ndryshme.
- Përgjegjshmëri, korrektësi dhe aftësi për të punuar i pavarur dhe në ekip.
- Preferohet posedimi i patentë-shoferit.
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) ofron benefite tërheqëse për punonjësit, duke përfshirë:
- Pagë konkurruese;
- Pagën e 13-të;
- Bonus vjetor në bazë të performances;
- Sigurim shëndetësor;
- 26 ditë pushim vjetor.
Këto benefite janë pjesë e angazhimit tonë për të mbështetur motivimin, mirëqenien dhe zhvillimin profesional të stafit, duke krijuar një mjedis pune të qëndrueshëm dhe profesional.
Lokacioni: ITP Prizren
Si të aplikoj?
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes adresës elektronike [email protected] , apo duke e sjellur CV-në në adresën e mëposhtme:
Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren,
Rr. Ukë Bytyçi, nr. 84, Ndërtesa nr.27, Kati 1, Zyra nr: 122
20000 Prizren, Republika e Kosovës
Aplikacionet duhet të dorëzohen deri më 17 Shtator 2025, në orën 16:00.
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të rekrutimit. *Mohimi i përgjegjësisë
Privatësia e të dhënave
ITP është e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e informacionit personal që ne përpunojmë.
Deklarata e Pëlqimit
Ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit. Informacioni do të aksesohet vetëm nga stafi i rekrutimit dhe anëtarët e panelit. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja do të mbahen të sigurta dhe nuk do t'u shpërndahen palëve të treta. Ju keni të drejtë të ndryshoni ose të përdorni informacionin tuaj. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja personale do të fshihen pas gjashtë muajsh kur ky informacion nuk kërkohet më për këtë qëllim.
Apliko shpejtë përmes sistemit!