business

Punëtore në Administratë

  • star Publikuar: 25-04-2025
  • star Skadon: 25-05-2025
Kompani StarTech
Kategoritë Administratë
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 413

Startech është në vitin e 18 të operimit të saj në tregun e Kosovës, misioni dhe vizioni i kompanisë është që të shtrihet me shitje në rajon dhe më gjerë.

Startech kryesisht mbulon fushën e teknologjisë dhe me produktet e saja është lider në ofrimin e paijseve më të sofistikuara të fjalës së fundit.

Nëse jeni të motivuar dhe po kërkoni një vend të sigurt të punës ku mund ti aplikoni njohurit tuaja dhe të zhvilloheni në karierë, atëher jeni në vëndin e duhur, apliko!

Pozita: Punëtore në Administratë

Kriteret e kerkuara:

  • Regjistrimi kontabël i dokumentacionit të pranuar në softuerin e kontabilitetit sikurse janë faturat e blerjes dhe pagesave te pranuara
  • Barazimi i arkaes të shitjes
  • Barazimi i blerësve dhe furnitorëve sipas kartelave financiare
  • Organizimi dhe ruajtja e dokumentacionit financiar dhe administrativ ne menyre sistematike
  • Gjeneron dhe regjistron faturat e shitjes në sistem ndaj bizneseve sipas kontratave.
  • Përgatitje e raporteve dhe analizave sipas nevojave dhe kërkesave nga udhëheqësi i departamentit,
  • Punë të tjera profesionale të cilat janë në kuadër të veprimtarisë përkatëse të departamentit të Financave.

Kushtet dhe kualifikimet e kerkuara:

  • Diploma Bachelor (Financa & Kontabilitet – jo e domosdoshme)
  • Njohuri të mira në përdorimin e programeve financiare dhe me theks të veçant Excel.
  • Të ketë minimalisht 1 vit eksperiencë në të njëjtin profil pune (përparësi)
  • Njohuri të Gjuhës Anglezë (jo e domosdoshme).
  • Njohuri per programin Pro Data (përparësi)

Ju inkurajojmë të aplikoni dhe t’i jepni mundësinë vetes për të ecur përpara në këtë fushë.

Mënyra e aplikimit:

Kandidatet e interesuara mund ta dërgojnë CV-në e tyre së bashku me një foto në e-mail adresën [email protected]