

Zyra e CARE Deutschland e.V. në Kosovë në kuadër të projektit Horizontet e Gjelbra - Nismat e tranzicionit të gjelbër të udhëhequra nga të rinjtë dhe komuniteti në Kosovën Perëndimore
shpall:
Thirrje e hapur për aplikime
Mbështetje financiare për nismat ekonomike klimatike të OSHC-ve vendore në shkallë të vogël
Data e hapjes së thirrjes: 30 korrik 2025
Afati i fundit për aplikim: 21 gusht 2025
Hyrje
Zyra e CARE Deutschland e.V. në Kosovë (në tekstin e mëtejshëm: CARE), në kuadër të projektit të saj “Horizontet e Gjelbra - Iniciativa e tranzicionit të gjelbër të udhëhequr nga të injtë dhe komuniteti në Kosovën perëndimore” (në tekstin e mëtejshëm: Projekti), bashkë-financuar nga Bashkimi Evropian - EuropeAid/179419/DD/ACT/XK Programi i BE-së për Mediat dhe Ndërmjetësimin e Shoqërisë Civile për Kosovën – 2023 Loti 2: Qeverisja lokale, zhvillimi dhe aktivizmi, Kontrata nr. 2024/461-252 shpall këtë Thirrje të hapur për aplikime për mbështetje financiare për OSHC-të vendore.
Informata të përgjithshme rreth projektit:
Projekti, i cili filloi më 1 janar 2025 dhe ka një kohëzgjatje prej 28 muajsh, zbatohet nga CARE dhe dy organizata partnere lokale: Emancipimi Civil Ma Ndryshe (EC Ma Ndryshe) nga Prizreni dhe Syri i Vizionit (SiV) nga Peja. Projekti zbatohet në komunat e Gjakovës, Mitrovicës (Veriu dhe Jugu), Pejës dhe Prizrenit.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është ta forcojë qëndrueshmërinë dhe rolin e të rinjve dhe shoqërisë civile të Kosovës në avancimin e demokracisë pjesëmarrëse, zhvillimit lokal dhe proceseve të përfshirjes sociale. Kjo kontribuon në forcimin e qëndrueshmërisë, rolit dhe kapaciteteve të shoqërisë civile dhe medias në avancimin e demokracisë pjesëmarrëse dhe progresit social së bashku me agjendën e integrimit dhe përafrimit me BE-në në Kosovë. Në mënyrë specifike, veprimi synon të mbështesë proceset e zhvillimit lokal të udhëhequra nga barazia gjinore, të rinjtë dhe komuniteti, të përqendruara në ekonominë qarkore dhe tranzicionin e gjelbër në Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë (Veri dhe Jug).
Projekti synon t’i përfshijë të rinjtë dhe akterët e shoqërisë civile (me theks tek gratë) dhe t'i angazhojë ata në mbrojtjen e mjedisit, ekonominë qarkore dhe planifikimin dhe aktivizmin e tranzicionit të gjelbër, përmes ngritjes së kapaciteteve të tyre dhe rritjes së ndërgjegjësimit të tyre për mbrojtjen e mjedisit dhe strategjitë efektive, si dhe përmes bashkëpunimit me politikëbërësit lokalë për t'i dhënë gjithnjë e më shumë përparësi tranzicionit të gjelbër në zhvillimin lokal. Projekti synon po ashtu ta ngrisë zërin e të rinjve dhe grave në proceset e vendimmarrjes, për ta mbështetur një transformim të qëndrueshëm në peizazhin e politikave lokale, duke e rritur qëndrueshmërinë dhe duke nxitur demokracinë pjesëmarrëse në Kosovë.
Grupet e synuara të projektit: Grupet kryesore të synuara të projektit janë të rinjtë e moshës 14-25 vjeç, nëpunësit publikë vendorë dhe kombëtarë dhe aktorët e shoqërisë civile (përfaqësuesit e OSHC-ve lokale).
Objektivat e Projektit:
- Objektiva 1 përfshin hulumtimet me pjesëmarrës, duke u përqendruar në identifikimin e sfidave kryesore mjedisore, palëve të interesit dhe përfshirjen e politikave të tranzicionit të gjelbër dhe proceseve lokale, veçanërisht në lidhje me gratë dhe të rinjtë.
- Objektiva 2 përqendrohet në aktivitetet e ndërtimit të kapaciteteve rreth ekonomisë rrethore dhe tranzicionit të gjelbër, duke synuar të nxisë qëndrueshmërinë mjedisore dhe aktivizimin social në mesin e të rinjve dhe OSHC-ve. Kjo synon ta rrisë kapacitetin organizativ të OSHC-ve, duke iu mundësuar të realizojnë projekte inovative që kontribuojnë në qëndrueshmërinë mjedisore dhe qëndrueshmërinë ekonomike. Suksesi varet nga angazhimi i OSHC-ve për të marrë pjesë në përpjekjet e tranzicionit të gjelbër, angazhimit aktiv dhe të një mjedisi të qëndrueshëm ekonomik që mbështet qëndrueshmërinë e MFPT-së. Ky rezultat do ta mbështesë edhe zhvillimin e aftësive të gjelbra dhe mentalitetit sipërmarrës duke integruar module trajnimi rreth inovacionit të gjelbër, zhvillimin e eko-biznesit dhe projektet e qëndrueshmërisë me bazë në komunitet.
- Objektiva 3 përqendrohet në nxitjen e bashkëpunimit me institucionet kulturore, mbështetjen e aktivizmit dhe vullnetarizmit të të rinjve lokalë, si dhe inkurajimin e shkëmbimit rajonal për të ndërtuar kohezion social dhe një ndjenjë përgjegjësie të përbashkët për çështjet mjedisore dhe të zhvillimit të qëndrueshëm.
- Objektiva 4 përqendrohet në sigurimin e pjesëmarrjes së të rinjve, grave dhe grupeve të tjera të margjinalizuara në vendimmarrjen që ka të bëjë me tranzicionin e gjelbër. Projekti synon t’i angazhojë të rinjtë dhe aktivistët civilë në avokim të strukturuar, duke përfshirë trajnime dhe diskutime në tryezë të rrumbullakët rreth mbrojtjes së mjedisit lokal dhe proceset gjithëpërfshirëse të hartimit të politikave.
Udhëzime për aplikantët
1. Kushtet e përgjithshme të thirrjes për aplikime
Kjo thirrje për aplikime është shpallur për ndarjen e mjeteve në kuadër të projektit Horizontet e Gjelbra. Të gjitha aktivitetet dhe shpenzimet e financuara përmes kësaj thirrjeje duhet t’i respektojnë në mënyrë strikte rregullat, rregulloret dhe kërkesat përkatëse të menaxhimit financiar të Bashkimit Evropian. Respektimi i këtyre standardeve është thelbësor për të siguruar transparencë, llogaridhënie dhe përputhshmëri me politikat e BE-së gjatë gjithë zbatimit të nën-projekteve në kuadër të projektit.
Kjo thirrje synon të ofrojë mbështetje teknike dhe financiare për organizatat e shoqërisë civile (OSHC) që veprojnë në nivel lokal dhe kanë programe të fokusuara te të rinjtë, duke përfshirë OSHC-të e udhëhequra nga të rinjtë dhe të udhëhequra nga gratë që janë të angazhuara për klimën, mbrojtjen e mjedisit dhe tranzicionin e gjelbër.
Propozimet e projekteve që do të mbështeten pritet t’i arrijnë rezultatet e mëposhtme:
- Rritja e ndërgjegjësimit në mesin e grave të reja dhe burrave të rinj të moshës 15-29 vjeç rreth çështjeve klimatike dhe mjedisore dhe pjesëmarrjes së tyre të shtuar në proceset lokale të vendimmarrjes për mbrojtjen e mjedisit.
- Mobilizimi i anëtarëve të komunitetit dhe vendimmarrësve për t’i mbështetur dhe për të marrë pjesë në nismat klimatike dhe mjedisore.
- Mundësi të shtuara ekonomike për të rinjtë në sektorin e gjelbër përmes zhvillimit të përmirësuar të aftësive të gjelbra dhe forcimit të lidhjeve me bizneset lokale të gjelbra.
1.1 Numri i nën-granteve që do të shpërndahen
Projekti do t’i mbështesë tetë (8) aplikantë – OSHC të orientuara drejt programeve për të rinjtë (përfshirë OSHC të udhëhequra nga gratë).
1.2 Shtrirja gjeografike
Projekti do t’i mbështesë OSHC-të që veprojnë në nivel lokal, të regjistruara zyrtarisht dhe që veprojnë në këto komunat: Prizren, Pejë, Gjakovë dhe Mitrovicë (Veri dhe Jug). Aplikantët inkurajohen të përfshijnë pjesëmarrës nga më shumë zona rurale të rajoneve të synuara në aktivitetet e tyre. Projekti do të përpiqet të bëjë një ndarje proporcionale të nën-granteve për secilën komunë të synuar; megjithatë, shpërndarja e mbështetjes financiare do të varet nga cilësia e aplikimeve të pranuara.
1.3 Kohëzgjatja e projekteve
OSHC-të ftohen t’i dorëzojnë aplikimet për kohëzgjatjen e planifikuar prej 8-10 muaj. Zbatimi është planifikuar të fillojë më 1 tetor 2025 dhe të gjitha aktivitetet duhet të përfundojnë deri më 31 maj dhe/ose 31 korrik 2026.
2. Kualifikimi
2.1 Aplikantët e kualifikuar janë OSHC-të e regjistruara zyrtarisht në komunat e synuara të projektit, si: Prizreni, Peja, Gjakova dhe Mitrovica (Veri dhe Jug), me të paktën një vit regjistrimi, që veprojnë në zonën e synuar; zhvillojnë dhe zbatojnë programe për të rinjtë; dhe shfaqin interes dhe angazhim për çështjet mjedisore, edhe nëse nuk kanë përvojë të mëparshme në aktivitete të tilla. OSHC-të e udhëhequra nga të rinjtë dhe gratë do të favorizohen.
2.2 Aplikantët e pakualifikuar
- Bizneset (fitimprurëse)
- Organet dhe institucionet zyrtare publike
- Grupet/individët joformalë
3. Fushat tematike dhe llojet e aktiviteteve që do të mbështeten
Projektet duhet të tregojnë se si temat dhe aktivitetet e përzgjedhura kontribuojnë në një ose më shumë nga rezultatet e pritura, siç është rritja e ndërgjegjësimit të të rinjve, përmirësimi i pjesëmarrjes në vendimmarrje ose rritja e mundësive të punësimit të gjelbër.
Fushat tematike:
- Kopshtaria urbane, bujqësia në komunitet, sistemet ushqimore
- Menaxhimi dhe riciklimi i mbeturinave
- Përmirësimi i energjisë së ripërtërishme dhe efikasitetit të energjisë
- Produktet ekologjike që përdorin materiale të qëndrueshme, të ricikluara ose të disponueshme në nivel lokal, duke mbështetur si mjedisin ashtu edhe ekonomitë e gjelbra lokale.
- Infrastruktura e gjelbër dhe zgjidhjet e bazuara në natyrë
- Zhvillimi i aftësive të gjelbra
- Mbrojtja e biodiversitetit mund të shkojë paralelisht me zgjidhjet e bazuara në natyrë, si restaurimi i hapësirave të gjelbra ose mbjellja e pemëve vendase.
- Eko-turizmi i qëndrueshëm/turizmi rural
Lloji i aktiviteteve që do të merren në konsideratë, mes tjerash:
1. Trajnime mbi aftësitë e gjelbra për të rinjtë
- Punëtori teknike dhe trajnime profesionale në temat e tranzicionit të gjelbër
- Kurse certifikimi në fusha të sektorit të ekonomisë së gjelbër si menaxhimi i mbeturinave, gjelbërimi urban ose ekoturizmi
- Ekonomia qarkore (riciklimi, ripërdorimi, riparimi)
- Teknologjia e gjelbër (aplikacionet klimatike, qytetet inteligjente)
2. Ndërtimi i sektorit të punës së gjelbër për të rinjtë
- Praktika ose vende pune të gjelbra me bizneset lokale
- Panairet e punës ose ekspozitat e karrierës të fokusuara në ekonominë e gjelbër
3. Angazhimi i palëve të interesit në çështjet mjedisore
- Avokimi për të ndikuar te vendimmarrësit lokalë
- Mobilizimi i komunitetit për pjesëmarrje në planifikimin lokal në lidhje me klimën
- Mësim nga njëri-tjetri midis të rinjve vendas dhe OSHC-ve mbi politikat dhe pjesëmarrjen që kanë të bëjnë me klimën.
4. Infrastruktura e gjelbër
- Veprimet e gjelbra të udhëhequra nga komuniteti
- Planifikimi i hapësirave të gjelbra që e përmirësojnë cilësinë e jetës
- Pilotimi i projekteve inovative të gjelbra në shkallë të vogël (Pilot projekte urbane dhe të bazuara në komunitet).
- Promovimi i përfshirjes sociale përmes infrastrukturës së gjelbër
Çështje të përgjithshme
Promovimi i barazisë gjinore duhet të jetë një çështje integruese e aplikimit të propozuar dhe projekti do ta vlerësojë veçanërisht parashikimin e pjesëmarrjes së grave të reja në aktivitetet e propozuara. Si rregull i përgjithshëm, të gjithë kandidatët duhet të planifikojnë ndërhyrjet e tyre duke pasur parasysh efektet e ndërhyrjes për burrat dhe gratë, djemtë dhe vajzat, të shmangin kontributin në stereotipet e dëmshme dhe, nëse është e mundur, t'i sfidojnë ato.
4. Kostot e pranueshme
4.1 Kostot e pranueshme janë ato kosto që janë:
- Paraqitur në buxhetin e propozuar si kosto të identifikueshme dhe të verifikueshme.
- Planifikuar të ndodhin gjatë zbatimit të aplikimit/grantit të propozuar.
- Të nevojshme për zbatimin dhe arritjen me sukses të aktiviteteve të projektit (siç janë burimet njerëzore, kostot administrative dhe kostot e tjera që ndikojnë në zbatimin e aktiviteteve të projektit, siç janë punëtoritë, trajnimet, konferencat, etj.).
- Llogaritja e kostove në aplikim duhet të jetë në përputhje me kërkesat e rregulloreve tatimore në Kosovë.
4.2 Kostot e papranueshme
- Borxhet dhe provizionet ose pagesat për humbje;
- Tatimi mbi Vlerën e Shtuar – TVSH;
- Pagesat për kredi dhe interes;
- Tarifat e këmbimit valutor;
- Shpenzimet e amortizimit të pajisjeve;
- Blerja e tokës ose e pasurisë së paluajtshme;
- Blerja e një automjeti ose gjeneratori;
- Blerja e mallrave të përdorura;
- Pagesat për shpenzime të mbuluara nga donatorë të tjerë;
- Kreditë për palët e treta;
- Kostot e shpenzimeve kapitale, si infrastruktura dhe/ose toka.
4.3 Ndërhyrjet/aktivitetet e mëposhtme nuk do të mbështeten:
- Ndërhyrjet që ndërlidhen drejtpërdrejt me partitë politike ose që mbështesin ato;
- Investimet kapitale;
- Grantet e përbëra nga punë përgatitore dhe/ose studime;
- Idetë dhe aktivitetet e biznesit ndërkufitar që do të zbatohen jashtë Kosovës;
- Aktivitete të tipit shërbim, siç është Asistenca Teknike;
- Fushatat politike promovuese;
- Ndërhyrjet që varen nga miratimi në shumë nivele, duke paraqitur kështu rrezik të lartë për arritjen e rezultateve;
- Nën-grantet për palët e treta;
- Materialet e shtypura;
- Bursat, studimet kërkimore dhe të fizibilitetit, si dhe udhëtimet studimore.
5. Kushtet e Ciklit të Grantit
Projekti Horizontet e Gjelbra do t’i zgjedhë deri në 20 aplikime dhe do ta organizojë një trajnim katër-ditor për ngritjen e kapaciteteve mbi inovacionin, ekonominë qarkore, qëndrueshmërinë, barazinë gjinore, planifikimin e gjelbër dhe tema të ngjashme, për të cilin secili aplikant i përzgjedhur mund t’i delegojë dy anëtarë të stafit/pjesëmarrës të projektit. Trajnimi do të mbahet në dy grupe të ndara.
Trajnimi synon t’i ngrisë kapacitetet e aplikantëve në fushat tematike, duke i mbështetur ata në finalizimin e projekt propozimeve të tyre dhe buxhetit. Pas trajnimit, secili aplikant do të duhet ta ridorëzojë projekt propozimin e tij dhe buxhetin e përpunuar, duke përfshirë idenë e rafinuar të projektit dhe njohuritë e fituara gjatë trajnimit. Pjesëmarrja në trajnimin katër-ditor për ngritjen e kapaciteteve nuk është garanci për financim.
Shënim i rëndësishëm: Përveç kësaj, pjesëmarrja në trajnim do t'u ofrohet deri në 10 individëve nga grupet e aktivistëve joformalë, të cilët mund ta shfrytëzojnë këtë mundësi për t’i ngritur kapacitetet e tyre. Pjesëmarrja në komponentin e trajnimit do të zgjerohet për grupet e aktivistëve joformalë që janë të angazhuar në mënyrë aktive në OSHC-në aplikuese. Çdo OSHC mund ta nominojë një aktivist/individ nga grupet e saj të aktivistëve joformalë. Nominimi për grupet e aktivistëve joformalë nuk është i detyrueshëm. Aktivisti/individi i grupeve joformale nuk do të jetë i/e kualifikuar për të aplikuar për këtë thirrje për aplikime brenda MFPT-së.
Projekti rezervon të drejtën për të përzgjedhur në listën e ngushtë cilindo ose asnjë nga aplikimet e paraqitura, si dhe të kërkojë informacione shtesë nga aplikantët në rast se nevojiten sqarime për procesin e përzgjedhjes, zgjatjen e thirrjes së hapur dhe/ose anulimin e thirrjes.
6. Kiteret për vlerësimin e projekt propozimeve
HAPI 1: VLERËSIMI ADMINISTRATIV
Përzgjedhja e deri në 20 aplikimeve do të bëhet gjatë vlerësimit administrativ. Aplikimi do të refuzohet nëse gjatë shqyrtimit të aplikimit zbulon gabime administrative, si më poshtë:
- Aplikimi nuk ka mbërritur në kohën e duhur.
- Pakoja e aplikimit nuk është e plotësuar (nuk janë dhënë dokumentet mbështetëse të kërkuara).
- OSHC-ja është themeluar kohët e fundit (më pak se një vit).
- Aplikimi nuk është relevant për temën e propozuar të thirrjes për aplikime.
HAPI 2: VLERËSIMI I CILËSISË SË APLIKACIONEVE
Përzgjedhja përfundimtare e tetë aplikantëve të financuar do të bëhet pasi 20 kandidatët e përzgjedhur t’i ridorëzojnë projekt propozimet dhe buxhetet e rishikuara. Kjo përzgjedhje do të bazohet në një vlerësim të raundit të dytë duke përdorur kritere të përcaktuara qartë, ku përfshihet fizibiliteti i projektit, realizmi i buxhetit, qëndrueshmëria dhe ndikimi i mundshëm.
Cilësia e aplikimeve do të vlerësohet duke përdorur kriteret e mëposhtme të vlerësimit.

7. Vlerësimi, përzgjedhja e aplikimeve në listën e ngushtë dhe hapat e mëtejshëm
Procesi i përzgjedhjes do të zhvillohet në dy faza: përzgjedhja e ngushtë dhe përzgjedhje përfundimtare.
HAPI 1 – Lista e ngushtë e aplikimeve
Vlerësimi administrativ i nismës së propozuar– aplikimet dhe përzgjedhja paraprake e aplikimeve do të bëhet nga ekipi i CARE. Përzgjedhja do të bëhet në bazë të kriteret e Kontrollit Administrativ. Rezultatet e procesit të përzgjedhjes paraprake do të dërgohen me email në adresat e postës elektronike të aplikantit. Të gjithë aplikantëve të refuzuar do t'u dërgohet një vlerësim elektronik me email jo më vonë se 7 ditë pasi të jenë marrë vendimet përfundimtare në lidhje me aplikimet e përzgjedhura. Aplikantët e pasuksesshëm mund të ankohen brenda pesë ditëve kalendarike nga dita kur është dërguar emaili i refuzimit.
Aplikantët e përzgjedhur paraprakisht do të ftohen të marrin pjesë në trajnimin e detyrueshëm në një program katër-ditor për ngritjen e kapaciteteve me qëllim të përmirësimit të projekt propozimit fillestar të tyre, pas së cilës do të kërkohet aplikimi përfundimtar.
HAPI 2 - Përzgjedhja përfundimtare
Përzgjedhja përfundimtare do të bëhet nga Komiteti i Përzgjedhjes së Projekteve, i përbërë nga CARE, EC Ma Ndryshe dhe Syri i Vizionit. Përzgjedhja e iniciativave të propozuara për financim do të bëhet bazuar në kriteret e Vlerësimit të Cilësisë. Rezultatet e procesit të përzgjedhjes përfundimtare do të shpallen me email në adresat e email-it të aplikantëve. Të gjithë aplikantëve të refuzuar do t'u dërgohen reagime elektronike me email brenda 7 ditëve pasi të jenë marrë vendimet përfundimtare në lidhje me përzgjedhjen përfundimtare të aplikacioneve. Aplikantët e pasuksesshëm mund të ankohen brenda pesë ditëve kalendarike nga dita kur është dërguar email-i i refuzimit.
8. Procedurat e dorëzimit të aplikimit
Aplikimet do të dorëzohen përmes Formularit të Aplikimit të zhvilluar nga projekti, në njërën nga gjuhët e mëposhtme: shqip, serbisht dhe anglisht. Aplikanti nuk mund të jetë pjesë e më shumë se një aplikimi. Aplikimi i plotë duhet të dorëzohet elektronikisht në këtë email: [email protected] jo më vonë se 21 gusht 2025.
OSHC-të duhet t’i paraqesin dokumentet e mëposhtme:
- Formulari i aplikimit (Shtojca 1)
- Formulari i buxhetit (Shtojca 2)
- Aplikimi për certifikatën e regjistrimit të OSHC-së, të lëshuar nga Departamenti për OJQ; dhe Certifikatën e Numrit UNI/Fiskal.
- Certifikatë që vërteton se OSHC-ja aplikuese nuk ka borxhe ndaj ATK-së (jo më e vjetër se 3 muaj).
Në rastet kur OSHC-ja vendos ta nominojë një aktivist/individ nga grupet joformale të aktivistëve për trajnimin për ngritjen e kapaciteteve, do të kërkohet t’i paraqesë dokumentet mbështetëse si më poshtë:
- CV.
- Letër Motivimi që tregon interesimin për trajnim (maksimumi një faqe).
Aplikimet jo të plota ose të dorëzuara pas afatit të caktuar nuk do të merren parasysh. Informacioni i paraqitur nga aplikantët do të përdoret vetëm për qëllimet e kësaj thirrjeje dhe nuk do të ndahet me persona ose institucione të tjera, përveç kur parshihet me ligjin e Kosovës ose kërkohet nga donatorët. Pas dorëzimit të aplikimit të tyre, aplikantët do të marrin Konfirmim Pranimi me një numër aplikimi.
Kërkesa për sqarime/informata të mëtejshme: Aplikantët mund t’i paraqesin kërkesat për sqarime deri më 11 gusht 2025, ora 12:00 (mesditë), me anë të email-it në adresën: [email protected]