business

Njoftim për Ndertimin e Shkollës së Mjekësisë në Gjilan

  • star Publikuar: 20-01-2025
  • star Skadon: 03-02-2025
Kategoritë Të tjera
Vendi i punës Gjilan
Shikime 149

Islamic Relief Kosova

Njoftim për Ndertimin e Shkollës së Mjekësisë në Gjilan

Data e përgatitjes së njoftimit: 20/01/2025

T- 2/2025

Detajet për kontakt:

Adresa Postare: Rr. Bajram Kelmendi nr 10/A, lagjja Katër Llullat
Qyteti: PrishtinëKodi postar: 10000Vendi: Prishtinë
Personi kontaktues: Zyra e Prokurimit - IR Kosova

Telefoni: 038/232-431

Mobil:+38344239349

Email: [email protected]

Përshkrimi

Islamic Relief është një organizatë humanitare ndërkombëtare me qendër në Birmingham të Britanisë së Madhe dhe e shtrirë në më shumë se 40 shtete të botës, përfshirë Kosovën, ku aktiviteti ka filluar menjëherë pas luftës në vitin 1999 si Islamic Relief Kosova (IRK). Gjatë kësaj periudhe (më shumë se 20 vite), IRK ka implementuar projekte të ndryshme me karakter humanitar dhe zhvillimor, duke filluar nga ato emergjente, edukative, shëndetësore, infrastrukturë, si dhe financiare, me anë të të cilave ka kontribuar në zbutjen e brengave dhe nevojave të familjeve dhe individëve skamnorë në Kosovë.

Pjesë e projekteve të ndryshme me karakter humanitar është edhe projekti "Fostering Excellence in Medical Education for Vulnerable Communities", projekt ky i cili është i mbështetur nga IICO -Kuwait në kuadër të së cilit, ndër të tjera, parashikohet ndërtimi i Shkollës së Mjekësisë në Komunën e Gjilanit. Islamic Relief Kosova do të realizojë implementimin e projektit në bashkëpunim me Komunën e Gjilanit.

Implementimi i projektit bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga Islamic Relief Kosova.

Periudha e implementimit (ndërtimit të shkollës): Do të jetë 18 muaj pas nënshkrimit të kontratës.

Të gjithë operatorët ekonomikë që janë të interesuar për aplikim në këtë tender, mund t’i kërkojnë planin e shkollës me paramasat dhe parallogaritë në zyrat e Islamic Relief Kosova, rruga Bajram Kelmendi nr. 10/A, 10000 Prishtinë.

Në zyrë mund të paraqiteni nga data 21.01.2025 deri më 03.02.2025, çdo ditë pune nga ora 09:00 deri në orën 12:00.

Dokumentacioni që kërkohet të bashkëngjitet dosjes se tenderit:

Dokumentacioni ligjor Lloji
1.Certifikate e Biznesit Kopje
2.Certifikata e TVSH-së Kopje
3.Deklaratë me shkrim nga operatori ekonomik në të cilën thuhet se do t’i përmbahet të gjitha detyrimeve për kryerjen e shërbimeve nga ky tender E vulosur dhe e nënshkruar nga kompania
4.TVSH – “Faturimi do të bëhet pa TVSH, duke shënuar në faturë referencën e nenit 33, paragrafi 3, nën paragrafi 3.1 të Ligjit Nr.05/L-037 për TVSH” nga vendimi shpjegues publik nr 04/20160.00
5.

Kërkesat mbi gjendjen ekonomike dhe financiare:

Kapaciteti ekonomik dhe financiar: Autoritetit Kontraktues se qarkullimi vjetor i Operatorit Ekonomik, gjatë tre viteve te fundit, në vlerë jo më pak se 5,000,000.00 €uro;

Dëshmia e kërkuar dokumentare : Operatori Ekonomik duhet të ofrojë dëshmi të kënaqshme 1. Deklaratat Tatimore vjetore të dorëzuara në ATK ose Raport nga Banka e vulosur dhe e nënshkruar origjinale nga ndonjë banke e licencuar ne Kosovë

6.

2. Operatori Ekonomik duhet të ketë Kapital te mjaftueshëm për realizimin e kontratës, mjete të gatshme në llogari, bankare në vlerë prej së paku 500,000.00 €.

7.

Kërkesat mbi mundësitë teknike dhe/ose profesionale

Kapaciteti teknik dhe professional:

1.Operatori Ekonomik duhet të ofroj dëshmi se ka përfunduar me sukses kontrata të natyrës së ngjajshme në tri (3) vitet e fundit nga data e publikimit te njoftimit per kontrate në vlerë prej min.4,000,000.00 euro. Ne rast te grupit lideri duhet ti kete se paku 60 % te shumes se kerkuar puneve te natyres se ngjajshme.

8.

2. Operatori Ekonomik duhet të jetë i pajisur me këto CertifikataISO - ISO 9001-2015 (Certifikata për Sistemin e Menaxhimit të Cilësisë); - ISO 45001-2018 (Certifikata për Sistemin e Menaxhimit të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë); - ISO 14001-2015 (Certifikata për Sistemin e Menaxhimit të Mjedisit); ISO 1996-2:2017 Pershkrimi I matjes se zhuremes

9.

3. OE duhet te ofroj numrin e punëtorëve të angazhuar në këtë projekt, min. 25 punëtor me të dhënat në vijim Emri, mbiemrin, mosha e punëtorit, profesioni, eksperienca (vite) dhe pozicioni në kompani.

10.

4. Operatori Ekonomik duhet te ketë ne listë te paktën këtë staf profesional 4.1. Menaxheri i Projektit – Inxhinier i Diplomuar Ndërtimtarisë ose Master – Drejtimi Konstruktiv, me përvojë pune min. 5 vite pas diplomimit, dëshmi qe ka menaxhuar te paktën një projekt nga lemia e kërkuar, 4.2 Udhëheqësi i Punishtes - OE duhet te dëshmoj se ka një inxhinier te diplomuar ose master Drejtimi Konstruktiv, kërkohet te ketë min. 5 vite përvojë pune – angazhime profesionale pas diplomimit.

4.- Bachelore I diplomuar – Drejtrimi Planifikues Urbanisti dhe hapsinor me 5 vit pervoj pune pas diplomitim

4.3.– Inxhinier i Diplomuar i ndertimtaris drejtimi infrastruktures ose master, me përvojë pune min. 5 vite pas diplomimit, 4.4 OE duhet te dëshmoj se ka min.një inxhinier te diplomuar ose master te Elektroteknikes, kërkohet te ketë min. 5 vit përvojë pune. 4.5 Inxhinier të Diplomuar të Makinerisë, bachelor ose master me min.5 vite pervoje pune pas diplomimit 4.6 OE duhet te deshmoj se ka min. nje inxhinjer te diplomuar te ndertimtarise, drejtimi konstruktiv, kerkohet te kete min 5 vite pervoje pune - 4.7 Inxhinier i Diplomuar i Ndërtimtarisë ose master - Drejtimi Hidroteknike - me përvojë pune min. 5 vite pas diplomimit, I njejti duhet te jete i trajnuar për sistemet e ngrohjes dhe ftohjes duke përfshirë teknologjinë e kontrollit; 4.8. Inxhinier i diplomuar i gjeodezisë ose master, me përvojë pune min. 5 vite pas diplomimit;

11.

5. Operatori Ekonomik duhet te ketë ne listë te paktën këtë staf teknik 5.1 Nje teknik i elektroteknikes dhe nje teknik i hidroteknikes; - Nje suvatues , nje armiruese , nje latues , nje shtrues i pllakave te keramikes, nje agjustator me shkoll te meseme profesionale, nje puntore i qertifikuar me IWS, dy salldues te qertifikuar per qelik 5.2 Një (1) Specialist i trajnuar për punime të Termoizolimeve duhet te jetë i pajisur me certifikat diplomë përkatëse nga një Qendër e Aftësimit Profesional; 5.3 Një (1) Mjeshtër i trajnuar për punime të Muratimit, duhet te jetë i pajisur me certifikat diplomë përkatëse nga një Qendër e Aftësimit Profesional, 5.4 Një (1) Mjeshtër i Suvatimit, duhet te jetë i pajisur me certifikat diplomë përkatëse nga një Qendër e Aftësimit Profesional; 5.5 Një (1) Punëtor i Fushës së Gjelbërimit, i njëjti duhet të jete i trajnuar për fushën e kopshtarisë së peizazhit; 5.6 Një (1) Mjeshtër të Drenazhimit, i njëjti duhet të jete i trajnuar per menaxhim dhe monitorimit të proceseve të drenazhimit; 5.7 Një (1) Mjeshtër të montimit të dyerve dhe dritareve i trajnuar duhet te jetë i pajisur me certifikat diplomë përkatëse nga një Qendër e Aftësimit Profesional

12.

6. OE duhet te ofroj raportin e vleresimit te riskut nga nje kompani e licencuar nga MPMS , sipas Ligjit Nr.04L 161 per siguri dhe shendet ne pune dhe certifikatat per siguri dhe shendet ne pune .

13.

7. Operatori Ekonomik duhet te posedoje mjetet, stabilimentet dhe pajisjet teknike që janë te domosdoshme për realizimin e projektit -Skele min. 2000 m2 - Makine per suvatim min. 2 cope -Makine per ngjyrosje min. 1 cope -Pompe e ujit min.1 cope -Cilinder min. 8 ton, min. 1 cope -Cilinder gome-hekur min.3 ton, min. 1 cope -Eskavator deri 4 ton min. 2 cope -Eskavator min. 12 ton min. 1 cope -Eskavator me zingjir te gomës min. 13 ton, min. 1 cope -Damper deri 3 ton min.1 cope -Kamion cisterne speciale me mekanizëm komplet me vëllim mbi 7000 l per spërkatje me uje gjate demolimeve min. 1 cope -Kompresor gjysme rimorkio qe tërhiqet per thyerjen e betonit min.1 cope -Korpe ngritëse min. 1 cope -Hillte me ajër pneumatik min.1 cope -Vibrator per ngjeshje min.1 cope -Laser prerës qeramike min. 1 cope -Kamionet me lifte me peshe bartese kapacitet bartes max. 840 kg, min. 1 cope -Gjysem rimorkio me peshe bartëse deri 28 ton min. 1 cope

Gugon special per monitorimin e rrejtit te kanalizimit perms kameres me pesh 3-4 ton 1 cop

-Kamion (furkon) min. 1 cope -Kamion kiper me kapacitet 4250 cm3 min. 1 cope

Kamion per bartjen e kontinjerave me mbeturina me 2 dyre 1 cop

Kontinjera nga metali 4 copa

-Sistem welpoin per largimin e ujerave nentokesore me pompe dhe aksesor përkatës shtiza thithëse dhe tuba ,min 1 cope (pompa te kete kapacitet te mjaftueshem te madhe per largimin e ujerave nentokesore apo atmosferike.

Vërejtje:

Përzgjedhja e kompanisë fituese nuk do të kufizohet vetëm te oferta me koston më të ulët, pasi ky nuk konsiderohet faktori kryesor përcaktues. Procesi i vlerësimit do të bazohet në një analizë të hollësishme të elementeve kyçe, duke përfshirë referencat dhe përvojën në projekte të ngjashme, seriozitetin dhe besueshmërinë në përmbushjen e detyrimeve, kapacitetin operacional dhe burimet teknike të kompanisë, si dhe madhësinë dhe stabilitetin e saj organizativ. Vetëm ofertat që plotësojnë standardet tona të kërkuara për cilësi dhe përputhje teknike do të konsiderohen për shqyrtim financiar, duke siguruar kështu një balancë optimale midis cilësisë dhe kostos.

Ofertat tuaja me dokumentacionin e tenderit duhet ti dërgoni në një zarf të mbyllur me titull “Oferta për ndërtim të shkollës se Mjekësisë - Islamic Relief Kosova”- duke i sjellur ato në adresën: rruga Bajram Kelmendi nr.10/A, 10000 Prishtinë.

Islamic Relief Kosova – ka zero tolerance ndaj çdo thyerje të procedurave si me poshtë:

  • Politikat kundër Ryshfetit dhe Korrupsionit.
  • Kodi i Sjelljes.
  • Respektimi dhe mbrojtja e grupeve Vulnerabël ( përfituesëve ) të IRK-së.

Ofertat në zarf duhet të dërgohen në adresat e lartcekura më së voni deri më datë 03/02/2025 në ora 15:00. Çdo ofertë e cila vjen pas kësaj date do të llogaritet e vonuar dhe si e tillë nuk do të merret në shqyrtim nga prokurimi.