Në përputhje me Nenin 10 dhe Nenin 11, paragrafi 1, nën-paragrafi 1.13. të Ligji Nr. 05/L-057 për Themelimin e Fondit Kosovar për Garanci Kreditore, ndryshuar dhe plotësuar me Ligji Nr. 08/L-138, Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (FKGK) njofton:
Shpallje
për
një (1) Praktikant
27/10/2025
Numri i referencës: 03/2025
Informacion i përgjithshëm
Fondi Kosovar për Garanci Kreditore (në tekstin e mëtejmë referuar si "FKGK") është entitet i pavarur juridik, i krijuar me ligj përkatës për të lehtësuar qasjen në financa për ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM) në Kosovë me synimin e krijimit të vendeve të punës, rritjen e prodhimit vendor dhe shërbimeve të cilat krijojnë vlerë të shtuar, përmirësim të bilancit tregtar dhe rritje e mundësive për financimin e NMVM-ve.
Përshkrimi i përgjegjësive:
Praktikanti do të angazhohet në kuadër të strukturës organizative të FKGK-së dhe do të punojë nën mbikëqyrjen e stafit përgjegjës, duke kontribuar në realizimin e aktiviteteve të përditshme të institucionit.
Angazhimi do të përshtatet me profilin profesional të praktikantit dhe me nevojat aktuale për zhvillim dhe mbështetje brenda institucionit.
Kualifikimet dhe shkathtësitë:
- Të ketë përfunduar, apo të jetë në përfundim të studimeve universitare në vend/jashtë vendit (preferohet të ketë përfunduar së paku vitin e dytë)
- Departamentet e Fakultetit Ekonomik ose Juridik (fusha të ngjashme)
- Studentë me notë mesatare mbi 8.5
- Të jetë në gjendje të punojë në grup dhe individualisht
- Të ketë njohuri shumë të mira të programeve MS Office
- Të zotërojë gjuhën angleze.
Afati dhe kohëzgjatja
Praktikantit do t'i ofrohet kontratë gjashtë (3-6) mujore dhe do të jetë i vendosur në zyrë të FKGK-së në Prishtinë.
Aplikimi
Dokumentet e nevojshme për aplikim:
- Aplikacioni për punësim (shkarkoni nga https://fondikgk.org/mundesi-punesimi/ );
- Diploma / Regjistri i notave, Certifikata dhe trajnime nëse ka;
Të gjitha aplikacionet do të pranohet vetëm përmes emailit [email protected] dhe në subjektin e emailit duhet të shkruhet: "Formë Aplikimi: Emri dhe Mbiemri_Pozita"
Konkursi është i hapur deri me datë 10.11.2025 ora 16.30.