business

Administrator të Shitjes (9)

  • star Publikuar: 20-08-2024
  • star Skadon: 27-08-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje
Numri i pozitave 9
Vendi i punës Mitrovicë, Prizren, Podujevë, Vushtrri, Malishevë, Viti, Deçan, Fushë Kosovë, Obiliq
Shikime 715

Shield Recruitment & HR kërkon Administrator të Shitjes (9 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara për sigurime në vend.

Vendi i Punës: Fushë Kosovë, Kastriot, Podujevë, Prizren, Mitrovicë, Vushtrri, Deçan, Malishevë dhe Viti.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Ofrimi I shërbimeve profesionale dhe në kohë për klientët e Kompanisë;
  • Promovimi dhe shitja e suksesshme e produkteve të sigurimit të ofruara nga Kompania;
  • Menaxhimi i portofolios vetanake dhe synimi për klientë të rinj;
  • Siguron rrjedhën e nevojshëm të dokumentacionit;
  • Mbajtja e konfidenciale e informatave në pune;
  • Këshillimi I klientëve për te gjitha produkteve e Kompanisë;
  • Zbatimi objektivat e shitjes;
  • Mbajtja e marrëdhënieve të mira me stafin e degës duke koordinuar punët sipas proceduarve;
  • Përmbush objektivat, zbaton dhe respekton Politikat, Procedurat dhe të gjitha aktet e aplikueshme në Kompani;
  • Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt.

Kualifikimet:

  • Preferohet diplome Universitare në fakultetet Juridik, Ekonomik apo të ngjashëm;
  • Preferohet përvoje pune relevante;
  • Të ketë shkathtësi analitike dhe vlerësuese;
  • Të ketë njohuri teknike të paketës MS Office;
  • Aftësi për punë ekipore.

Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ose mund të plotësohen direkt në Web faqen e Shield Recruitment https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 27.08.2024 në ora 16:00.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.

Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.