Terma të Referencës
Konsulent vendor për hartimin e Raportit të Progresit për vitin 2025 të Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025-2027.
- Rreth organizatës
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar (FKAK) është organizatë jofitimprurëse ombrellë dhe mekanizëm përfaqësues i Organizatave të Personave me Aftësi të Kufizuar në Kosovë, e cila përfaqëson, mbronë dhe promovon të drejtat e personave me aftësi të kufizuara pa asnjë dallim.
2. Objektivi
Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të Mirë në kuadër të Qeverisë së Kosovës, synon të angazhojë një konsulent të specializuar për hartimin e Raportit të Progresit për vitin 2025 të Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025-2027.
Ky raport do të realizohet në kuadër të projektit “Asgjë për ne pa zërin tonë”, i cili zbatohet nga Forumi Kosovar i Aftësisë së Kufizuar në partneritet me Save the Children Kosovo/a financuar nga Agjencia Suedeze për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Zhvillim.
3. Qëllimi i angazhimit
Qëllimi i këtij angazhimi është përgatitja e Raportit të Progresit për vitin 2025, i cili do të vlerësojë nivelin e zbatimit të masave të Planit të Veprimit 2025–2027, arritjet, sfidat, boshllëqet dhe rekomandimet për përmirësim.
4. Përvoja dhe shkathtësitë e nevojshme
Konsulenti/ja duhet t`i ketë kualifikimet dhe shkathtësitë e mëposhtme:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës, apo të jetë i pajisur me leje pune nga Republika e Kosovës;
- Diplomë universitare (Master ose ekuivalente) në shkenca sociale, politika publike, të drejta të njeriut ose fusha të ngjashme;
- Njohuri të avancuara mbi të drejtat e personave me aftësi të kufizuara dhe Konventen për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara;
- Përvojë paraprake në hartimin e raporteve të tilla;
- Aftësi për të hartuar raporte koncize dhe me cilësi të lartë, të kuptueshme për lexuesin, duke shfaqur shkathtësi të shkëlqyeshme analitike;
- Eksperiencë në mbledhjen, analizimin dhe interpretimin e të dhënave nga burime të ndryshme, si raportet e institucioneve, studimet akademike dhe statistikat qeveritare;
- Kreativ, i/e hapur për konsultime dhe pranon sugjerime.
5. Fusha e punës
- Shqyrtimin e dokumenteve strategjike dhe ligjore relevante;
- Mbledhjen dhe analizën e të dhënave nga institucionet përgjegjëse dhe aktorët relevantë;
- Konsultime (takime/intervista) me institucionet publike, OShC-të dhe përfaqësues të personave me aftësi të kufizuara;
- Analizën cilësore dhe sasiore të progresit;
- Hartimin e draft-raportit dhe integrimin e komenteve të marra
- Dorëzimin e raportit final
6. Si të aplikoni?
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë duke dorëzuar dokumentacionin e listuar më poshtë, në emailin: [email protected] me subjekt: Konsulent vendor për hartimin e Raportit të Progresit për vitin 2025 të Planit të Veprimit për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara 2025-2027.
- Diplomë universitare;
- Curriculum Vitae (CV);
- Letër motivuese;
- Metodologjia e përpilimit të raportit;
- Dëshmi të përvojës në raporte të ngjashme;
- Ofertën financiare;
- Deklaratë nën betim se të dhënat e dorëzuara nga ai/ajo janë të vërteta.
7. Afati i angazhimit
Angazhimi do të zgjasë 15 ditë dhe duhet të përfundojë brenda muajve shkurt-mars..
8. Kriteret për përzgjedhje janë
| Kriteret | Pikët maksimale |
| Përvoja e mëhershme në hartimin e raporteve | 30 |
| Propozimi i konceptit te metodologjisë së raportit | 40 |
| Rezultati nga intervistimi | 30 |
| Totali i pikëve | 100 |
Afati fundit për aplikim është data 19 shkurt 2026.