
Po kërkojmë një drejtues kreativ për marketingun tonë!
Pozita: Menaxher për Marketing
Lokacioni: Prishtinë
Orari: Full-Time
Kompania: Artmotion
A je ti njeriu që…
- I sheh sfidat si mundësi?
- Di ta udhëheqësh një vizion kreativ nga ideja në rezultat?
- Ke përvojë në krijimin dhe zbatimin e strategjive të marketingut që lënë gjurmë?
- Frymëzon ekipin dhe bashkëpunon natyrshëm me të gjithë strukturën organizative?
Nëse po – jemi duke kërkuar pikërisht ty!
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Hartimi dhe menaxhimi i strategjive të marketingut në nivel kompanie.
- Organizimi i fushatave promocionale dhe fushatave të shitjes në nivel regjional.
- Menaxhimi i rrjeteve sociale dhe planifikimi i buxhetit të marketingut.
- Implementimi efikas i projekteve kreative dhe aktiviteteve promocionale.
- Bashkëpunimi i afërt me menaxherët e shitjes për integrimin e strategjive.
- Krijimi dhe zhvillimi i ideve të reja marketingu nga koncepti në realizim.
- Pjesëmarrja në organizimin e eventeve promocionale dhe komunikimi me klientët.
- Sugjerimi i fushatave dhe ofertave të reja bazuar në analiza tregu.
- Analizimi i feedback-ut të klientëve dhe kthimi i tij në veprim të dobishëm.
Kriteret që kërkojmë:
- Përvojë relevante në marketing, menaxhim ose shitje.
- Aftësi të forta në organizim, komunikim dhe mendim strategjik.
- Shkathtësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup.
- Kreativitet, iniciativë dhe aftësi për të menduar ndryshe.
- Njohja e gjuhës angleze përbën përparësi.
Çka të ofrojmë:
- Pagë konkurruese.
- Sigurim shëndetësor dhe shujtë ditore.
- Trajnime të vazhdueshme profesionale.
- Ambient mbështetës dhe dinamik pune.
- Mundësi të qarta për zhvillim dhe avancim në karrierë.
Si të aplikosh:
Na dërgo:
- CV-në
- Letër motivuese (opsionale, por e preferuar)
- Dëshmi mbi përvojën e punës (nëse ke)
- Letra rekomandimi ose referenca (opsionale)
Email për aplikim: [email protected]
Afati i fundit për aplikim: 25 Maj 2025, ora 16:00
Subjekti i email-it: Menaxher për Marketing
Aplikimet e pakompletuara nuk do të merren parasysh.
Artmotion – një vend ku idetë marrin jetë dhe suksesi ndërtohet bashkë.
Apliko shpejtë përmes sistemit!