business

Punëtor të pastrimit (3)

  • star Publikuar: 31-01-2025
  • star Skadon: 14-02-2025
Kategoritë Mirëmbajtje
Numri i pozitave 3
Vendi i punës Prizren
Shikime 68

VENDE TË LIRA PUNE

Parku i Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) Prizren është duke krijuar një ekosistem inovativ përmes bashkimit të aktorëve kryesor në sistemin e inovacionit dhe rrjedhimisht mbështet inovacionin sipërmarrës. Këta aktorë përfshijnë biznese inovative, të orientuara në teknologji dhe krijimitari dhe biznese fillestare, institucionet arsimore, ofruesit e trajnimeve professionale, organizatat e shoqërisë civile dhe aktorë nga sektori publik. ITP Prizren është baza e dikurshme e KFOR-it dhe përbëhet nga 40 hektarë dhe rreth 50 ndërtesa. Per me shume informata mund ten a vizitoni ne: https://itpprizren.com/

Innovation and Training Park (ITP) in Prizren është në kërkim për 3 pozita: Punëtor të pastrimit

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore të pozitës janë:

  • Grumbullimi i mbeturinave nga koshat e mbeturinave dhe bartja e mbeturinave të mbledhura në koshat/mbledhësit e mbeturinave.
  • Kryerja e pastrimit dhe furnizimit të përditshëm të zyrave, dhomës së konferencave, sallave, kuzhinave, tualeteve, hyrjeve, korridoreve, shkallëve dhe zonave të tjera të ndërtesës. Kjo përfshin: pastrimin e dritareve, dyerve, mobiljeve, lavamanëve, banakëve, pajisjeve të tualetit, dyshemeve dhe zonave të tjera.
  • Pastrimi dhe dezinfektimi i pajisjeve të tualetit, rimbushja e dispenzuesve të tualetit (peshqir letre, letra higjienike, sapun duarsh) dhe pastrimi i dyshemesë së tualetit.
  • Mbajtja e pajisjeve, mjeteve dhe dollapëve të furnizimeve të pastërta dhe të rregullta. • Porositja dhe rimbushja e furnizimeve të pastrimit dhe produkteve të letrës sipas nevojës.
  • Identifikimi dhe raportimi i kushteve të pasigurta/johigjienike, riparimeve të pajisjeve dhe problemeve të tjera tek mbikëqyrësi i saj/tij.
  • Mbledhja e mbeturinave dhe ruajtja e pastërtisë së oborrit dhe hapësirave të jashtme.
  • Kryerja e detyrave të tjera sipas udhëzimeve dhe kërkesës të menaxherit të linjës.

Kërkesat dhe Aftësitë e Nevojshme

  • Përvoja në pastrimin e ambienteve të brendshme dhe të jashtme është përparësi.
  • Qëndrueshmëri fizike dhe aftësi për të kryer punë fizike.
  • Njohuri bazike për përdorimin e pajisjeve dhe kimikateve të pastrimit.
  • Të kushtohet kujdes ndaj detajeve dhe angazhim për të siguruar standarde të larta higjienike.
  • Aftësi për të punuar në mënyrë të pavarur dhe në grup dhe për të ndjekur udhëzimet e dhëna
  • Fleksibilitet për të punuar jashtë orarit të dhe gjatë fundjavave, kur është e nevojshme.

Lokacioni: ITP Prizren

Data e fillimit të punës: 01.03.2025

Si të aplikoj?

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar për pozitën përkatëse të aplikojnë duke dërguar CV-në e tyre përmes adresës elektronike [email protected] , apo duke e sjellur CV-në në adresën e mëposhtme:

Parku i Inovacionit dhe Trajnimit (ITP) Prizren,

Ndërtesa e kuqe, Kati 1, Zyra nr: 130

Ukë Bytyçi, pn.,

20000 Prizren, Republika e Kosovës

Aplikacionet pranohen deri më datë 14 Shkurt 2025.

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen dhe do të ftohen në fazën tjetër të rekrutimit. *Mohimi i përgjegjësisë

Privatësia e të dhënave

ITP është e përkushtuar për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e informacionit personal që ne përpunojmë. Deklarata e Pëlqimit

Ju pranoni që të dhënat tuaja personale të përdoren vetëm për qëllimet e procesit të rekrutimit. Informacioni do të aksesohet vetëm nga stafi i rekrutimit dhe anëtarët e panelit. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja do të mbahen të sigurta dhe nuk do t'u shpërndahen palëve të treta. Ju keni të drejtë të ndryshoni ose të përdorni informacionin tuaj. Ju e kuptoni që të dhënat tuaja personale do të fshihen pas gjashtë muajsh kur ky informacion nuk kërkohet më për këtë qëllim.