Kompania: “Albimi LTD” SH.P.K., me seli në Gjilan, e cila merret me zhvillimin, prodhimin dhe shitjen e bicikletave në tregun vendor dhe ndërkombëtar me brendin e mirënjohur: PILOT BIKE, aktualisht ofron mundësi punësimi me orar të plotë, për pozitën si në vijim:
INXHINIER I MAKINERISË (1 pozitë).
Vendi i punës: Gjilan
Disa ndër detyrat dhe përgjegjësitë:
- Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e makinerive në Prodhim.
- Kontrollimi i cilësisë së produkteve.
- Leximi dhe zhvillimi i vizatimeve teknike dhe skicave.
- Trajnimi i punëtorëve në përdorimin e makinerive.
- Realizimi i projektimeve në Auto Cad 3D.
- Leximi i udhëzimeve në komanda kompjuterike të makinave.
- Punë të tjera profesionale sipas pozitës dhe kërkesës së Mbikqyrësit.
Kualifikimi:
- Të ketë të përfunduara studimet themelore në Fakultetin e Teknik, ose të paktën të jetë student i kësaj lëmie;
- Përvojë profesionale (E preferuar);
- Njohuri për saldim;
- Njohuri për deformimin e gypave;
- Njohuri për vizatime teknike;
- Njohuri në përdorimin e programit Auto Cad 3D dhe paketës së Microsoft Office;
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese në të folur dhe në të shkruar;
- Aftësi ndërpersonale dhe çasje pozitive; dhe
- Aftësi për të marrë vendime në mënyrë të pavarur dhe për t’u adaptuar në punë ekipore.
Mënyra e aplikimit:
Kandidatët e interesuar për aplikim mund të kontaktojnë në e-mail adresën: [email protected] duke precizuar pozitën për të cilën aplikojnë apo të paraqiten personalisht në zyrën e kompanisë me adresë: Rr. “Lidhja e Prizrenit”, p.nr., 60000 Gjilan, për plotësimin e aplikacionit.
Aplikimi mbetet i hapur deri më datë: 05.04.2024.