2.
LTB JEANS është themeluar në vitin 1948 në Stamboll nga dy vëllezër me pasion të pafund për xhinset. Fiksimi pas detajeve dhe përdorimi i materialeve të cilësisë së lartë kanë ndikuar që sot kjo markë të gjejë shtrirje në mbarë botën. Në vendin tonë, përfaqësues i markës LTB JEANS është Hil Group.
Ne ju ofrojmë mundësinë të jeni pjesë e një ekipi dinamik me mundësi të shumta të trajnimit në kuadër të programit tonë gjithpërfshirës!
Për dyqanin tonë në Albi Mall ne po kërkojmë: Asistent/e të shitjes
Përgjegjësitë dhe fusha e veprimit:
Kujdesja dhe shërbimi ndaj klientëve
Organizimin e furnizimit nga koha e arritjes në dyqan deri tek shitja
Angazhimi dhe bashkëpunimi me ekipin gjatë kampanjave dhe aktiviteteve në dyqan
Edukimi dhe trajnimi i vazhdueshëm sipas udhëzimeve të kompanisë
Krijimi i një atmosfere të këndshme të punës në dyqan
Kualifikimet (Edukimi) dhe Aftësitë:
Diploma e shkollës së mesme
Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe të prezantimit
Fokus të shtuar tek klientët dhe biznesi
Njohuri rreth fushës së modës
Pavarësi në punë si dhe prirje për të punuar në mjedis ekipor me pozitivitet
Përvoja e punës:
Përvojë pune në pozicionin e Asistent - it/es të shitjes
Vlerësimi i performancës:
Performanca gjatë punës në ekip
Performanca në përputhje me objektivat e përcaktuara vjetore për pozicionin e punës
Performanca dhe veprimet sipas vlerave të LTB-së
Performanca dhe veprimet sipas pikëpamjes së LTB-së lidhur me këtë pozicion
Përfitimet:
Orar fleksibil të punës
Ambient dinamik të punës
Mundësi të mëdha të rritjes dhe zhvillimit professional
Aplikimi:
Për të aplikuar ju lutem të dërgoni CV-në tuaj në e-mailin [email protected] duke shkruar markën, vendin dhe pozitën e punës për të cilin aplikoni deri me datë 30 Prill 2023.
Duke ju falenderuar për aplikimin ju informojmë se vetëm kandidatët në listën e ngushtë do të njoftohen për intervistë.