business

Shitës ambulantiv, Supervizor për agjent-merchandaiser

  • star Publikuar: 21-08-2024
  • star Skadon: 02-09-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Shitje, Menaxher/e
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 1112

Koral Corporation, shpk. Fushë Kosovë, rruga Nëna Tereze. Nr. i biznesit 810492629, është kompani që merrët me prodhimin dhe shitjen e produkteve të mishit, pemëvë dhe perimeve. Vepron në bazë të parimeve të qeverisjes korporative dhe është punëdhënës i besueshëm dhe atraktiv, qëllimi i së cilës është shtimi i prezencës së saj në treg.

Në harmoni me politikat e veta, Kompania Koral Corporation sh.p.k shpall

Konkurs publik

Pozita: Shitës ambulantiv

Pozita: Supervizor për agjent-merchandaiser

Detyrat dhe përgjegjësitë për Shitës ambulantiv:

  • Përgjegjës për e mallit të programit për të cilin punon në bazë të planit të caktuar nga menaxheri;
  • Mban evidencë financiare ditore për vlerën e mallit të pranuar nga depoisti dhe të shitur në terren;
  • Bën përgatitjet para daljes në terren, vendos qëllime SMART për secilën vizitë dhe përcakton prioritetet gjatë vizitave;
  • I përmbahet planit ditor të vizitave (rout planit të cilin e merr nga mbikëqyrësi).
  • Është i obliguar të kryej pesë hapat e shitjes 1) prezantimin, 2) kontrollin e stokut (sasinë, kushtet e përgjithshme, afatin e mallit; 3) prezantimin e shitjes (analizën e nevojave, shitjen e benefiteve, tejkalon pengesat, bën mbylljen), 4) merchandasing (pozicionimin e mallit, hapësirë dhe dukshmëri maksimale, 5) raportimin,
  • Hulumtimi i tregut dhe gjetja e klientëve të ri;
  • Kujdeset ndaj klientit ekzistues;
  • Kujdeset për respektimin reciprok të kontratës për shërbimin;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme, diploma universitare është përparësi;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm

Detyrat dhe përgjegjësitë për Supervizor për agjent-merchandaiser:

  • Bënë vizitat në terren sipas planit të përcaktuar;
  • Bënë monitorimin e artikujve prezent nëpër pikat shitëse;
  • Në koordinim me menaxheret monitoron vizitat e agjenteve në teren;
  • Bënë kontrollin e kthimeve të artikujve,duke arsyetuar shkakun;
  • Përcjell stokun e produkteve tek blerësit, po ashtu Fifon e nderuar ne raft,
  • Kontrollon, ndërton pozitat e rregullta dhe ato sekondare në markete,
  • Percjell cmimet shitëse të produkteve po ashtu të konkurrencës,
  • Organizon promocione dhe monitoron ato,
  • Percjell aktivitetet e kompanis-fletushkat, duke u siguruar për sasi të mjaftueshme të mallit në treg,
  • Raporton produktet e evidentuara pa afat në treg, duke evidentuar shkakun,
  • Raporton të gjitha mungesat e produkteve, dhe vizitave të agjenetve në treg,
  • Bën perzgjedhjen e stafit punues,
  • Raporton ne baza ditore tek menaxheri i shitjes,
  • Kryen edhe punë të tjera të deleguara nga Drejtori i Shitjes.

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të diplomë universitare
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të jenë të pajisur me minimum patentë shofer të kategorive B;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të planifikimit dhe organizimit të punës; Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës.
  • Të ketë aftësi të menaxhimit të punës në presion
  • Ambicioz
  • I besueshëm
  • Pervoje pune

Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në në e-mail adresën: [email protected] ; ne subject cekeni poziten per te cilen aplikoni.

Konkursi është i hapur deri më 02.09.2024, në orën 17.

Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen!