business

Auditor junior për auditim të performancës (2)

  • star Publikuar: 31-10-2024
  • star Skadon: 12-11-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Auditor, Institucionet Qendrore
Numri i pozitave 2
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 512

Në mbështetje të nenit 15.2 të Ligjit Nr. 05/L-055 për Auditorin e Përgjithshëm dhe Zyrën Kombëtare të Auditimit të Republikës së Kosovës, si dhe nenit 5, 6 dhe 7 të Rregullores (ZKA) 01/2024 për Pranimin dhe Karrierën në Zyrën Kombëtare , lidhur me nenin 29.3 Rregullores (ZKA) 03/2024 për Klasifikimin e Vendeve të Punës; Planit Vjetor të Rekrutimit për vitin 2024 si dhe Vendimit të Auditores së Përgjithshme me Nr.1666 për plotësimin e vendit të lirë të punës, Zyra Kombëtare e Auditimit shpall:

KONKURS

për plotësimin e vendit të lirë të punës

  1. Pozita: Auditor junior për auditim të performancës
    Numri i referencës: AJAP/ZKA/10-14/24

Grada: ZKA-Z4

Numri i pozitave: Dy (2)

Kohëzgjatja e emërimit: Me kohë të pacaktuar

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Kryen auditime sipas planit vjetor, rregullave dhe metodologjisë së ZKA-së, Kodit të Etikës dhe në pajtim me Standardet Ndërkombëtare të Auditimit dhe raporton Drejtorit të Departamentit të Auditimit dhe udhëheqësit të ekipit të auditimit;
  • Kryen hulumtimedhe analizë për fushën të caktuar dhe bën propozimin e temave audituesepër planifikimin strategjik dhe atë vjetor të ZKA-së;(nën mbikëqyrje nga UA);
  • Pjesëmarrje aktivenë parastudim të auditimit në fusha të caktuara dhe deleguara nga UE;
  • Ofron përkrahje profesionale duke kryerhulumtime dhe analizate të dhënave të mbledhura dhe prezantimin e tyre;
  • Mbajtja e shënimeve dhe dokumentimi i intervistimit dhe gjetjeve tjera;
  • Nxjerrja konkluzioneve dhe dhënia e rekomandimeve duke u mbështetur në dëshmitë audituesedhe në bazë të gjykimit profesional;
  • Përgatitja e Letrave të punës me kohë së bashku me dëshmitë përkatëse dhe memo përmbledhës lidhur me auditimin e komponentës, fushës apo pyetjeve audituese, e cila i është caktuar;
  • Indeksimi i letrave të punës dhe diskutimi me Udhëheqësin e tij/saj;
  • Raportimi i vazhdueshëm te mbikëqyrësi lidhurme progresin e arritur në auditim;
  • Aplikimi i punës online sipas kërkesave dhe udhëzimeve në nivel të zyrës për situata të caktuara;
  • Kryen edhe detyra të tjera profesionale të kërkuara nga UEA dhe nga Drejtorii departamentit.

Kërkesat e përgjithshme formale për këtë pozitë të punës, në auditimet e performancës janë:

  • Arsimimi: Diplomë fakultetinë ekonomi, juridik,administratë publike, shkenca politike, shëndetësi, komunikimit ose inxhinierisë;
  • Përvoja profesionale: Dy (2) vite përvojë pune profesionale në hulumtim, analiza,financa ose auditim;
  • Preferohet njohurie gjuhës angleze.
  • Njohuri në fushën e auditimeve;

Shkathtësitë e kërkuara:

  • Shkathtësi në organizim të punës dhe përmbushje të objektivave;
  • Njohuri të akteve juridiketë aplikueshme në Zyrën Kombëtare të Auditimit;
  • Njohuri për mbikëqyrje efektivetë punës profesionale;
  • Aftësi për të përfaqësuar dhe mbrojtur interesat e institucionit dhe integritetin e tij;
  • Aftësi motivuese, dhe komunikuese në ekip;
  • Të posedojaftësi të mira ndër-personale.

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Përcaktimi i pagës bëhet nëpërputhje me legjislacionin në fuqi.

Procedura e Aplikimit:

Procedura e aplikimit është e hapur për të gjithë kandidatët të cilët i plotësojnë kriterete konkursit. Zyra Kombëtare e Auditimit ofron mundësi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Kosovës dhe mirëpret kandidatët nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Kandidatët duhet t’i dorëzojnë dokumentet e nevojshme, si më poshtë:

  • formularin zyrtartë ZKA-së për aplikim;
  • kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
  • dëshmitë për përgatitjen arsimore(Diplomë fakulteti). Diplomate fituara jashtë Kosovës duhettë jenë të nostrifikuara;
  • dëshmitë për përvojën e punës (KontratëPune ose Vërtetim i Marrëdhënies së punës, të shoqëruara me dëshmi nga Trusti);
  • dëshmia nga gjykata që nuk ështëi dënuar me vendim të formës së prerë (jo më e vjetër se gjashtë muaj);
  • dëshmia që nuk ka në fuqi masë disiplinore për largim nga një pozitëe zyrtarit publik (nëse aplikohet);

Vetëm formulari zyrtar për konkurrim do të merretparasysh. Dokumentet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk shqyrtohen kurse ato të pakompletuara do të refuzohen. Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kriteret do të kontaktohen. Konkursi është i hapur 15 ditë nga dita e publikimit në mediat elektronike (online) dhe në faqen e internetit të Zyrës Kombëtare të Auditimit. Afati i fundit për dorëzimin e dokumentacionit është data 12.11.2024 ora 16.00.

Formularët për aplikim mund të merren në recepcionin e ZKA-së, ose mund të tërhiqen nga faqja e internetit e ZKA-së në adresën www.zka-rks.org dhe dorëzohen në Divizionin për administrimin e dokumenteve në adresën: Lagja: Arbëria, rr. “Ahmet Krasniqi” nr. 210 – Prishtinë, çdo ditë pune nga ora 08:00 – 16:00, formulari dhe dokumentet mbështetëse mund të dorëzohen edhe përmes adresës elektronike në adresën [email protected] ose përmes postës. Për informata më të hollësishme mund të kontaktoni në nr.tel. 038/606-004, ext:1025.

Shënim:

Aplikacionet e dërguara me postë, të cilat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e fundittë afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim.

Formulari Zyrtar i Aplikimit