Kompani
Shield Recruitment & HR
Kategoritë
Bankë
Numri i pozitave
1
Vendi i punës
Prishtinë
Shikime
1619
Shield Recruitment & HR kërkon një Zyrtar për Njih Klientin Tënd dhe Monitorimin e Sanksioneve (1 vend pune) për klientin e saj, një ndër institucionet më të mëdha dhe të konsoliduara bankare në vend.
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Përgjegjëse për përgatitjen e kërkesave për informata nga BQK, NjIF, AKP, AKK, AKI, Gjykata, Policia e Kosovës, EULEX;
- Monitoron implementimin e Politikave dhe Procedurave të brendshme për parandalimin e pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit;
- Pergjegjese per monitorimin e sanksioneve vendore dhe nderkombetare (Sanction Screening);
- Përdor sistemet e bankës për monitorimin e klientëve (AML Moduli, WorldCheck, Swift, CIF) ;
- Këshillon degët dhe punonjësit mbi hapjen e llogarive të klientëve dhe klasifikimin e tyre në bazë të rrezikshmërisë;
- Kontrollon klientat a gjenden ne listat e zeza duke përdorur World Check dhe listat e brendshme;
- Përmbush kërkesat për informata nga BQK, NjIF, Gjykata, Policia e Kosovës, AKI;
- Përgjegjëse për klasifikimin dhe ri klasifikimin e klientëve në bazë të rrezikshmërisë;
- Përgatit dhe zbaton planin e aprovuar vjetor të monitorimit dhe trajnimit për punonjësit mbi zbatimin e politikave dhe procedurave për PPP/FT;
- Këshillon degët dhe punonjësit e Bankës në zbatimin politikave dhe procedurave, me fokus në identifikimin klientëve apo transaksioneve të dyshimta lidhur me PPP/FT;
- Kontrollimi i swift transaksioneve;
- Monitoron transaksionet ditore dhe mbledhë informata për transaksionet dyshimta dhe jo të rregullta, asiston në analizat e tyre dhe evidenton, transaksionet e dyshimta
- Përveç detyrave dhe përgjegjësive të cekura performon edhe në detyra tjera të kërkuara nga Mbikëqyrësi Direkt;
Kualifikimet:
- Fakulteti Juridik ose Ekonomik;
- Mbi 1 vit përvojë pune në institucione financiare;
- Njohja e mirë e Gjuhës Anglez;
- Njohja e punës me kompjuterë;
- Aftësi të komunikimit;
- Aftësi analitike;
Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë përmes Web faqes së Shield Recruitment & HR https://shieldrecruitment.org/ deri me datë 20 Shkurt 2024 në ora 16:00.
Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj do të kualifikohet.
Tek ne CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.