KONKURS PËR PUNË
Pozita: Shitës Ambulantiv
Kompania: KUVILAB Sh.p.k.
Zonat e punës: Pejë, Gjakovë, Klinë, Istog
Kuvilab Sh.p.k. kërkon të punësojë Shitës Ambulantiv për zgjerimin e rrjetit të shitjes dhe distribuimin e produkteve të mishit te klientët tanë në zonat e lartcekura.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Vizitimi i rregullt i klientëve ekzistues dhe zhvillimi i klientëve të rinj në territor.
- Marrja e porosive ditore dhe prezantimi korrekt i produkteve të kompanisë.
- Shitja dhe distribuimi i produkteve sipas standardeve të kompanisë.
- Mbajtja e evidencës së saktë për mjetet monetare, faturat dhe dokumentacionin shoqërues.
- Kujdesi për mjetin transportues dhe për ruajtjen e produkteve gjatë transportit.
- Raportimi i përditshëm te menaxheri përkatës.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune në shitje ambulantive ose shitje në sektorin ushqimor (përparësi).
- Patentë shoferi kategoria B, e domosdoshme.
- Aftësi të mira komunikimi, bindjeje dhe negociimi.
- Njohje e territorit Pejë–Gjakovë–Klinë–Istog.
- Qëndrueshmëri fizike, korrektësi dhe përgjegjësi e lartë në punë.
- Aftësi për të punuar i pavarur dhe në terren gjatë gjithë ditës.
Ne ofrojmë:
- Pagë konkurruese dhe bonuse në bazë të performancës.
- Mjet pune (furgon) dhe mbështetje logjistike nga kompania.
- Trajnim fillestar për produktet dhe proceset e shitjes.
- Mundësi afatgjate punësimi në një kompani të qëndrueshme.
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]
ose të paraqiten personalisht në ambientet e Kuvilab Sh.p.k.
Telefon: 044433000
Afati i aplikimit: 20 ditë nga data e publikimit.
KONKURS PËR PUNË
Pozita: Kasap
Kompania: KUVILAB Sh.p.k.
Vendi i punës: Fabrika dhe pikat e shitjes Kuvilab
Kuvilab Sh.p.k., kompani e specializuar në përpunimin profesional të mishit dhe prodhimin e artikujve të freskët dhe të përpunuar, hap konkurs për pozitën Kasap.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Prerja, ndarja dhe përgatitja profesionale e mishit sipas standardeve të Kuvilab.
- Ndarja e copave: biftek, ramstek, pjec, tul, shpatull, brinjë, ferla, mish për grirje, mish për suxhuk etj., sipas kërkesave të kompanisë dhe klientëve.
- Përgatitja e produkteve për vitrinë, paketim dhe ekspozim sipas standardeve higjienike.
- Përdorimi korrekt i makinerive të prerjes dhe paketimit.
- Kontrollimi i cilësisë së mishit, freskisë dhe datës së përdorimit.
- Mbajtja e pastërtisë së vendit të punës dhe respektimi i rregullave të sigurisë ushqimore (HACCP/ISO 22000).
- Bashkëpunimi me ekipin e prodhimit, magazinës dhe shitjes për realizimin e kërkesave ditore.
Kualifikimet dhe kërkesat:
- Përvojë pune si kasap në fabrikë, mishtore ose sektor të ngjashëm (e domosdoshme).
- Aftësi të shkëlqyera në ndarjen e mishit nga ashti dhe prerjen profesionale.
- Njohuri të mira mbi kategoritë e mishit, pjesët e kafshës dhe përdorimin e tyre.
Shkathtësi në përdorimin e pajisjeve: thika profesionale, makineri prerjeje
Aplikimi:
Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e tyre në [email protected]
ose të paraqiten personalisht në ambientet e Kuvilab Sh.p.k.
Telefon: 044433000.
Apliko shpejtë përmes sistemit!