Credica LLC si rezultat i zgjerimit të aktivitetit të saj kërkon kandidatë të motivuar të aplikojnë për pozitën:
- Koordinator për procedura ligjore dhe përmbarimore
(Prishtinë)
Përgjegjësitë kryesore:
- Të koordinojë dhe ndjekë proceset juridike dhe përmbarimore të rasteve të kontraktuara nga kompania;
- Të përgatisë dhe menaxhojë dokumentacionin juridik lidhur me procedurat përmbarimore dhe gjyqësore;
- Të bashkëpunojë me përmbarues privatë, gjykata dhe institucione të tjera relevante;
- Të bëj vizita të rregullta në terren te klientët të përcaktuar në portfolion e saj/tij;
- Të asistojë kolegët në trajtimin dhe ndjekjen e proceseve juridike dhe përmbarimore.
- Të monitorojë progresin e rasteve juridike dhe përmbarimore dhe të raportojë rregullisht tek menaxhmenti;
- Të analizojë dosjet e klientëve dhe të propozojë strategjitë më efikase për rikuperimin e borxheve;
- Të komunikojë me klientët dhe palët e përfshira në proces për zgjidhjen e rasteve;
- Të sigurojë që të gjitha proceset të zhvillohen në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe standardet etike;
- Të kontribuojë në përmirësimin e proceseve juridike dhe operative të kompanisë;
- Të kryejë detyra të tjera sipas kërkesës së menaxhmentit.
Kërkesat për vendin e punës:
- Diplomë Universitare në Juridik;
- Eksperiencë pune për 2 vite ose më shumë në procedura juridike, përmbarimore ose fusha të ngjashme;
- Aftësi të shquara komunikimi, organizative dhe analitike;
- I/E dedikuar dhe vetëmotivuar për sukses;
- Njohuri shumë të mira të paketës Microsoft Office dhe/ ose aplikacioneve tjera;
- Të posedoj patent shoferi të kategorisë “B”.
Të dhënat:
Pozitat: | Koordinator për procedura ligjore dhe përmbarimore |
|
Vendndodhja: | Prishtinë; |
|
Udhëtime pune: | Po, brenda vendit; |
|
Kontrata: | Sipas Ligjit të Punës |
|
Paga: Aplikimet mbyllen: | E konkurrueshme 27 Mars 2026 |
|
Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë CV-në dhe dokumentet tjera përcjellëse në e-mail adresën:
Vetëm aplikacionet e pranuara përmes e-mail adresës së lartpërmendur do të merren parasysh. Duke ju falënderuar për aplikim, ju njoftojmë se vetëm kandidatët e përfshirë në listën e ngushtë do të kontaktohen.