
KONKURS PUNE
“Unik Tape &Tech “shpk , është në kërkim të një Menaxheri të Përgjithshëm për te menaxhuar operacionet e kompanisë dhe te një Agjenti te shitjes .
- Pozicioni: Menaxher i Përgjithshëm
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
- Planifikimi, koordinimi dhe udhëheqja e të gjitha aktiviteteve operative të kompanisë.
- Menaxhimi i ekipit të punës dhe sigurimi i një ambienti të punës efektiv dhe motivues.
- Zhvillimi dhe zbatimi i strategjive të shitjes, marketingut dhe zhvillimit të produkteve.
- Monitorimi i financave dhe raportimi i rregullt për performancën financiare të kompanisë.
- Bashkëpunimi me departamentet e ndryshme për të siguruar një funksionim të përkryer të biznesit.
- Identifikimi dhe shfrytëzimi i mundësive të reja për rritje dhe zhvillim të biznesit.
Kualifikimet dhe Profili i Kërkuar:
- Përvojë e vlefshme dhe sukses në menaxhim apo shitje së paku 3 vite.
- Aftësi të shkëlqyera udhëheqëse, komunikuese dhe organizative.
- Arsim i lartë në fushën e biznesit, menaxhimit, ose një fushë të ngjashme.
- Aftësi për të punuar në një mjedis dinamik.
- Njohuri të mira të gjuhës angleze, si dhe të gjuhëve të huaja është një avantazh.
Oferta dhe Avantazhet:
- Paga bazë dhe bonuse bazuara ne performancë .
- Ambient pune i këndshëm dhe sfidues.
Vendi i Punës: “ Unik Tape &Tech “ në Fushë Kosovë .
- Agjent i shitjes
Përshkrimi i Punës: Agjent i shitjes për të zgjeruar praninë tonë në tregun lokal dhe rajonal
Detyrat dhe përgjegjësitë:
- Zhvillimi i një marrëdhënie të fortë dhe të besueshme midis klientëve kryesorë dhe kompanisë;
- Kuptimi plotë i nevojave dhe kërkesave kryesore të klientit;
- Zgjerimi i marrëdhënieve me klientët ekzistues dhe sjelljen e klientëve të rinj;
- Sigurimi që produktet dhe shërbimet e duhura u janë dorëzuar klientëve në kohën e duhur;
- Të shqyrtojë dhe zgjidhë çdo çështje apo ankesë të klientët;
- Gjenerimi I shitjeve të reja dhe bashkëpunimi me ekipin e shitjes për të maksimizuar fitimin
- Përgatit raporte të rregullta për performancen dhe parashikimet e shitjeve tek mbikëqyrësi i tij.
Kualifikimet e Kërkuara:
- Përvojë e mëparshme në shitje - preferohet.
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi, negocimi dhe ndërtimi të marrëdhënieve.
- Përvoja në analizimin e tregut dhe identifikimin e mundësive të reja për shitje.
Bonuset dhe Përfitimet:
- Paga baze dhe Bonuse të bazuara në performancë , Shitësi do të kenë mundësi për të fituar bonuse tërheqëse për çdo projekt që mbyllet me sukses nga kontaktet e tyre.
Të gjithë të interesuarit mund të dërgojnë CV-në e-mail adresën: info@uniktape.de