business

FTESË PËR OFERTË: Furnizim Inventarë/ mobilje për zyre

  • star Publikuar: 13-06-2024
  • star Skadon: 20-06-2024

Ky konkurs ka skaduar

Kategoritë Të tjera
Numri i pozitave 1
Vendi i punës Prishtinë
Shikime 626

FTESE PER OFERTE

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrate Fëmijëve është i interesuar për furnizim Inventarë/ mobilje për zyre

Me këtë rast ju bëjmë Ftesë për Ofertë në përputhje me specifikat e cekura më poshtë:

(LOT 1)- Dollap për zyre

  • 1 Dollapi vogël për tavolinë pune me 3 sirtarë me mbyllje qendrore; 40 cm x 80 cm x 60 cm materiali ivericë ngjyrë druri lisi natyrale

(LOT 2) - Tavolinëpune

  • 2 Tavolina të takimeve: 100 cm x 200 cm x 75 cm lartësi, materiali ivericë me strukturë metali ngjyrë druri lisi natyrale

(LOT 3)- Karrige për zyre

  • 1 Karrige lëvizëse (me rrota dhe mbështetëse për duar) për tavolinë pune; Dimenzionet së paku: 57 cm x 44 cm x H89-102 cm lartësia të jetë e menagjueshme sipas nevojës; materiali tekstil me sfungjer ngjyrë hiri ose e zezë;
  • 15 karrige statike për takime; materiali shtof ngjyrë e zezë

(LOT 4)- Dollap Metalik për zyre

  • 2 Dollap metalik për dosje me dy dyer me celës;180-185 cm x 90 cm x 39- 45 cm; ngjyrë hiri e hapur
  • 2 Dollap metalik për dosje me tre sirtarë me celës; 103 cm x 63 cm x 46 cm; ngjyrë hiri e hapur

Ofertuesi së bashku me ofertën duhet të dorëzojë:

  • Çertifikatën e regjistrimit të biznesit/ NUI
  • Çmimet duhentë kuotohen në euro pa tvsh
  • Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur/apo me logo zyrtare
  • Në ofertë të specifikohen cmimet ndarazi sipas orendive për njësi (copë)
  1. Plotësimi i specifikacionit të kërkuar
  2. Pas plotësimit të kritereve te lartë përmendura , çmimi më i lirë

Ju mund të ofertoni për një LOT ose për të gjithë LOT-et njëherësh

Dokumentet dhe ofertën e bashkangjitur mund ta dërgoni në email adresën: [email protected] deri me datën: 20.06.2024