business

Ftesë për Ofertë: "Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore"

  • star Publikuar: 27-02-2025
  • star Skadon: 06-03-2025
Kategoritë Mjekësi
Vendi i punës Fushë Kosovë
Shikime 83

Ftesë për Ofertë

Fondacioni SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë është organizatë joqeveritare e përkujdesjes sociale e dedikuar për përkrahjen e fëmijëve pa përkujdesje prindërore dhe në nevojë, pa marrë parasysh etninë, kombësinë dhe besimin fetar.

SOS Fshatrat e Fëmijëve janë të interesuar për Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore sipas nevojës, për përfituesit e Programit të Fuqizimit të Familjes - Fushë Kosovë.

Furnizim me Barna dhe Medikamente Mjekësore

Ofertuesit së bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

1. Çertifikatën e Regjistrimit të Biznesit/ NUI

2. Oferta duhet të jetë e nënshkruar dhe e vulosur/ ose me logo zyrtare

3. Cmimet në ofertë duhet të kuotohen në euro pa TVSH

4. Oferta duhet të jetë e specifikuar me çmime në detaje për çdo produkt për njësi

5. Të ceket lokacioni i ofertuesit

6. Te ceket afati i liferimit të barnave

______________________________________________________________

  • Ofertuesi duhet të jetë në gjendje të liferojë barna sipas kërkesës dhe nevojës së përfituesve po qe se ka nevojë
  • Ofertuesi duhet të përmbushë kërkesat për barna në përputhje me listën e specifikuar për barna me të gjitha informatat tjera
  • Lokacioni i ofertuesit duhet të jetë sa më afër lagjes 28 dhe 29 ku gjenden shumica e përfituesve tanë
  • Vlefshmëria e ofertës duhet të jetë 30 ditë nga data e mbylljes së Ftesës për Ofertë.
  • Kompania duhet të ketë mallin e kontrolluar nga organi kompetent.
  • Ofertuesi i përzgjedhur para nënshkrimit të kontratës duhet të paraqesë Vërtetimin Tatimor

Të interesuarit mund të marrin listën e specifikuar të Barnave dhe Medikamenteve , cdo dite pune në email adresën: [email protected] deri me datën: 06.03.2025

Kriteret për përzgjedhjen e ofertës janë:

1. Dokumentacioni I plotë i bashkangjitur (sipas kërkesës)

2. Lokacioni i ofertuesit sa më afër lagjes 28 dhe 29 ku gjenden shumica e përfituesve tanë

3. Afati sa më i shkurtër i liferimit të barnave

4. Pas plotësimit të kritereve të lartëpërmendura, cmimi më i lirë.

Ofertën tuaj me cmimet në listën e barnave dhe dokumentet shtesë mund t’i dërgoni deri me datën: 06.03.2025 në email adresën: [email protected]